• |
ide | kryesore

Spar zgjerohet më tej në Tiranë, ja ku hapet pika më e re

Arkiva, Stil

Spar Albania, rrjeti lider i supermarketeve në vend, vazhdon të tregojë që është mbizotërues në treg dhe i pandalshëm në rrugën e tij drejt suksesit.

Duke qenë gjithmonë edhe më pranë klientëve, prej pak ditësh, ka hapur dyert Spar-i më i ri në kryeqytet, i pozicionuar në rrugën Sami Frashëri në Tiranë, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” dhe përballë ISKSH-së.

Misioni i Spar Albania është që jo vetëm të plotësojë nevojat e klientëve dhe konsumatorëve të tij, por të përmirësojë cilësinë e jetesës së tyre.

Spar është emri i një brandi ndërkombëtar supermarketesh, me qendër në Holandë, i shtrirë në të gjithë globin, ku aktualisht operon ne 4 kontinente dhe 45 shtete të botës.

Për ta arritur këtë, Spar përpiqet që në çdo hap që hedh, të jetë më pranë familjeve shqiptare. Kompania krijon mundësinë që të gjithë të shijojnë produkte cilësore si edhe një asortiment ndërkombëtar të markës Spar, e gjithë kjo me gamën e gjerë te çmimeve, e cila nuk përjashton askënd, por përkundrazi gjendet më pranë pritshmërive të çdo familjeje shqiptare.

Kjo duke marrë në konsideratë misionin e Spar, për të ofruar produkte të sigurta, të freskëta dhe të garantuara sipas standarteve europiane, duke u siguruar që çmimet e tyre të jenë gjithmonë më të mirat në treg. E gjithë kjo bëhet falë një pune të pandalshme dhe serioze që Spar zhvillon në mënyrë sistematike dhe profesionale, ku me anë të monitorimeve të vazhdueshme të tregut, me frekuencë ditore, bën të mundur ofrimin e çmimeve më konkurruese dhe më të leverdisshme për klientët e tij.

Me këtë dyqan te ri, Spar Albania numëron 45 pika të shpërndara në të gjithë Shqipërinë, gjithmonë duke pasur në vëmendje vizionin kryesor, ku klientët dhe konsumatorët e SPAR Albania përbëjnë zemrën e çdo gjëje që Spar bën, për të ecur përpara dhe për ta bërë brandin SPAR, më të njohurin, më të kërkuarin dhe më të dashurin për të gjithë.

Deri në fund të muajit Qershor, Spar Albania do të numërojë nën strehën e tij, plot 48 dyqane të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.

Asortimenti fantastik, i shumëllojshëm dhe gjithëpërfshirës, tashmë më pranë çdo shqiptari. Jo vetëm një gamë e gjerë produktesh, por edhe një seri produktesh nga çdo kategori, që mbajnë emrin e markës Spar.

Produkte me shije nga e gjithë bota, produkte të çertifikuara me cilësinë europiane, produkte bio, pa gluten, natyrale dhe dietike, i gjeni në çdo pikë të supermarketeve lider në treg, Spar Albania.

SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. (artikull promocional)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu