• |
ide | kryesore

“Truproja e Ramës humbi jetën”, Ministria e Brendshme reagon për denoncimin e Berishës

Lajme, Të fundit



Ministria e Brendshme nuk angazhohet në përgënjeshtrimin publik të insinuatave apo lajmeve të rreme që publikohen nëpër rrjetet sociale.

Por kur media të caktuara, që pretendojnë seriozitet dhe përgjegjshmëri publike, bëhen zëdhënës të tyre, Ministria e Brendshme e quan me dobi publike reagimin.

MB hedh poshtë me neveri insinuatën e turpshme të publikuar sot në disa media për kinse humbje jete apo plagosje të truprojeve të Kryeministrit gjatë provokimeve nga disa protestues të Partisë Demokratike në Librazhd, më datë 13.06.2019.

Nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve.

Ministria e Brendshme fton median e përgjegjshme dhe opinionin publik që të jenë shumë të kujdesshëm me insinuata të kësaj natyre haluçinante, të cilat kanë shpesh herë të njëjtin burim dezinformimi dhe që synojnë vetëm një gjë: krijimin e një klime pasigurie dhe paqartësie në vend.

MB i kujton opinionit publik se nga i njëjti burim, që ka publikuar së pari insinuatën e sotme, vetëm përpara pak ditësh, u përhapën trillime monstruoze që synonin të kompromentonin Policinë e Shtetit dhe t’i ngarkonin asaj paturpësisht përgjegjësinë për goditjen e dy protestuesve gjatë protestës së datës 2 qershor 2019, të cilat, siç u provua botërisht, kishin ardhur nga protestues të tjerë.

MB fton mediat që kanë publikuar këtë insinuatë kaq flagrante dhe në shpërfillje të plotë të parimeve profesionale të gazetarisë që të distancohen nga praktika të tilla, që të përgënjeshtrojnë njoftimin e dhënë dhe të marrin masa që në të ardhmen të mos ndodhin më raste të ngjashme dezinformimi.



8 Comments

  1. Ore i bet njerzit milingona. Na ka mundesi te fshihet nje lajm i till. Se ata truprojat kan njerez dhe fis. Do kishte dal lajmi direkt. Apo do thoshin do e mbyllim gojen se na denon pushteti. Nuk mund te flasesh pa prova, ikni te familjet e tyre dhe pyesni. Morti nuk fshihet.
    Ahhhh mor sali mortja qe mendja vetem per pislliqe te punon. Po mure ti se ashtu ke qen gjithmon po keta qe te besojn, si nuk u ben njeher njerez.

  2. Birish. Tkeqen vllai mo na duaj kaq shume. Mo u kujdes me te informosh popullim cfare ndodh. Te keqen na ler pak ne terr. leri njerzit ti marri malli pak per ty…… birish o djale…..Birish o shpirt…birish ke qene lider populist. me vjen keq qe nuk tu perkthyen veprat me vota por ske ci ben ndonjehere…… merr pushime tani ca kohe

  3. Po tani mo plakush idiot se prandaj bejne qenf Rama dhe Veliaj plehu qe e kancerizuan Tiranen e gjithe shqiptaret se je ti o pleh ne faqe te pare e kelyshet e tu qe nuk ka opozite ky vend

  4. Sa her del plera dhe qelb dynjan, aq me keq i ben opozites. Rron sala pranadaj e ka jeten te gjat dhe rama ne politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *