• |
ide | kryesore

Negociatat, reagon PD: kur Europa vendos për ne, Rama nuk do të jetë Kryeministër

Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ironizuar shefin e qeverisë Edi Rama duke deklaruar se është kryeministri i vetëm në botë që një lajm të keq për vendin e quan lajm pozitiv, duke thyer edhe rekordin e një viti më parë, kur gënjeu shqiptarët se negociatat u hapën.

Deklarata

Shtyrja e vendimit të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave me Shqipërinë për të tretën herë me rradhë, nuk ka asgjë pozitive. Edi Rama e di shumë mirë se, nëse ai do të vazhdojë të jetë në krye të vendit, dera e Europës për shqiptarët, do të qendrojë e mbyllur.Europianët nuk pranojnë në familjen e tyre një hajdut votash si Edi Rama, një hajdut taksash si Edi Rama, një hajdut pasurish kombëtare si Edi Rama.

Bardhi thotë se me zgjedhje të vjedhura në pakt me krimin dhe me korrupsion të frikshëm si ky i qeverisë së Edi Ramës, vendi ynë do të mbetet i izoluar, i fundit për nga ekonomia, i fundit për nga zhvillimi.

Për numrin dy të PD-së, i vetmi lajm i mirë në këtë histori 6 vjeçare mashtrimesh dhe vjedhjesh të Edi Ramës, është se në tetor, kur Europa të vendosë për ne, ai nuk do të jetë më kryeministër dhe Shqipëria do të ketë hyrë në rrugën e duhur për nisjen e negociatave të anëtarësimit, duke siguruar hapin e parë për Shqipërinë si gjithë Europa – zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

2 Comments

  1. Dmth duhet me duru Ramen edhe nja 15 vjet po thu ti. Europa ska drit jeshile edhe per nja 15 vjet per ne. Nuk eshte vetem pun Rame po edhe fakti qe europes iu ca kari me zgjerimin me vende si bullgaria e rumania, keshtu qe pa nja 10 ose 15 vjet ska BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu