• |
ide | kryesore

Përgjimet e Bild/ Rama: Biseda si ajo kam bërë me mijëra

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në punimet e seancës plenare për 10 përgjimet e radhës të publikuara mbrëmjen e djeshme nga tabloidi gjerman “Bild” mbi dosjen 184 për zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë u shpreh se ky është një skenar i përgatitur nga opozita, e cila ka për qëllim të pengojë hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Marrja peng e procesit zgjedhor, është një orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave. I gjithë plani, me përgjime të pahetuara, por të mbyllura në kasafortë, më pas të dërguara te partia, para se ata të dalin në Gjermani, gjetja  e vendit pikërisht në Gjermani, kalendari i daljes së përgjimeve i përputhur me kalendarin e  protestave, flasin vetë për këdo që dëshiron të shikojë dhe të mendojë. Ato përgjime po e kryejnë funksionin e tyre për objektivin që janë bërë në një betejë zgjedhore ku ka qenë e instaluar e gjithë PD me në krye Bashën, deputetet dhe grupe që ushtronin presion dhe dhunë dhe çuditësisht është vendosur antena mbi shatin e PS dhe jo mbi palën tjetër.”- tha kryeministri.

Rama paralajmëroi se do t’u kërkojë gjykatave gjermane të zbardhin të vërtetën lidhur me gjithçka që është thënë referuar atij.

“Brenda 4 javësh unë do i kërkojë gjykatave gjermane që të zbardhin tërësisht të vërtetën, lidhur me gjithçka është thënë në adresën time, ndërkohë që atë bisedë unë e kam bërë dhe do ta përsërosja përsëri dhe biseda të atilla kam bërë me mijëra me gjithë shtabet në vend.”- u shpreh Rama.

 

12 Comments

  1. Mbajeni mend qe dikush do tja nxjere te gjitha dhe do jete sh i besushem ne kembim statusi. InshAllah. Zoti eshte i madh. Populli shume i vuajtur dhe hallemadh. Do ndodhi. InshAllah

  2. kY PRA ESHTE PROBLEMI, SE JU I KONSIDERONI NORMALE VJEDHJET DHE SHANTAZHET PER VOTEN APO EDHE PER GJERA TE TJERA!
    TRAFIKUN E KENI NE NORMALITET – SHIH SAIMIR TAHIRIN!

  3. Nuk e veme ne dyshim qe ke bere me mijera. Sa me shume ta besh, aq me i madh eshte probabiliteti te kapesh.
    Edhe vota jane blere me qindra mijera, prandaj pergjimiet zbuluan disa dhjetera mijera. Sa me shume ta besh, sa me shume njerez te perfshish, aq me shume shtohet shansi qe te kapesh. Ti u kape kaq rende, se e ke bere me shume se te gjithe dhe me me shume njerez se te gjithe. Deduksion i thjeshte logjik. Te na fali Peza, qe permendem fjalen logjike.

  4. 🤣 Hahaha……!!!
    Heee more popull a doni maa’ ah!!??

    MALLKUAR QOFTE SHQIPERIA

    IKNI IKNI IKNI dhe hidhni tre gur prapa. SHPETONI NGA RAMA PITHECUS!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu