• |
ide | kryesore

Sulmuan KZAZ-në e Tropojës, gjykata jep masën e sigurisë për të arrestuarit

Lajme, Të fundit



Është dhënë masa për të ndaluarit që morën pjesë në protestat dhe përplasjet e KZAZ në Tropojë. Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për 3 të arrestuarit. Të arrestuarit janë Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj.

Kujtojmë që në qytetin e Tropojës, ashtu si në shumicën e bashkive që janë nën administrimin e opozitës, pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, pasi këto të fundit kërkonin lirimin e KZAZ-ve, në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.



1 Comment

  1. Reforma ne drejtesi:Kush shkel ligjin (sic eshte dekreti i nje Presidenti),duhet te denohet.Gjykata me veprimet qe ka bere,tregon se jo vetem ka shkelur ligjin,por nuk e njihka fare ligjin dhe kushtetuten,te cilat nuk ka te drejte jo t’i diskutoje ,por sidomos nuk duhet t’i shkele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *