• |
ide | kryesore

Majko: Zgjedhjet lokale do përsëriten nëse vendos Kushtetuesja

Lajme, Të fundit



Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka shprehur në emër të Partisë Socialiste gatishëmrinë për të ribërë zgjedhjet vendore, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë për legjitimitetin e dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e 30 qershorit.

I ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” në ABCNEWS, Majko tha se vendi shumë shpejt do të këtë një Gjykatë Kushtetuese dhe është kjo instancë që do të caktojë nëse ka të drejtë Partia Demokratike apo Partia Socialiste. “Ne shumë shpejt do të kemi një Gjykatë Kushtetuese. Kjo Gjykatë jam i bindur që do të ndajë shapin nga sheqeri, nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja. Nëse Gjykata thotë se PS-ja ka shkelur ligjin, ka shkelur dekretin, ka shkelur Kushtetutën, ne do të shkojmë përsëri në zgjedhje lokale. Por zgjedhjet lokale do të ribëhen me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pas Zotit, në Shqipëri vjen Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Majko.

Ministri i bërë thirrje opozitës për shmangien e përplasjeve, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar ligjshmërinë e zgjedhjeve që priten të mbahen të dielën e ardhshme.

“Këshilla ime është që të mos shkohet te përplasja. Është e paimagjinueshme që partia që krijoi votën e lirë pas viteve ‘90, të nxjerrë njerëzit në rrugë për t’i penguar ata që të votojnë. Është e paimagjinueshme. Prandaj, mendoj se më qetësi dhe me dashuri ta mendojnë të shtruar dhe ka boll njerëz të mençur, të shkojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojnë nëse janë të mendimit se dekreti i Presidentit është i ligjshëm dhe se ne jemi duke bërë zgjedhje të paligjshme, të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe jo të djegin shkolla”, tha zyrtari i lartë i PS-së.

Kur do ngrihet Gjykata Kushtetuese?

Nga mazhoranca ka sinjale se Gjykata Kushtetuese do të ringrihet deri në korrik. Ju sjellim në kujtesë deklaratën e kryetarit të Ligjeve Ulsi Manja më datë 31 Maj:

“Unë shpresoj dhe besoj se brenda korrikut Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Në fazën ku është procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga KED, unë them që jo brenda Korrikut po e po, por unë shpresoj që brenda 20 Korrikut ta kemi funksionale Gjykatën Kushtetuese.



12 Comments

  1. Nëse gjykata kushtetuese e quan të ligjshem dekretin e presidentit kush mban përgjegjësi për mosrespektimin e tij.Zgjedhjet monopartiake nuk duhet të zhvillohen eshtë detyrë e qe erisë të krijojë kushte për garë të rregullt e të ndershme.Nese do ti zhvilloje kështu zgjedhjet nuk ka nevojë për votime le ti emërojë qeveria drejtëpërdrejt pa votime me një kandidat.

  2. Cfare eshte kjo PS-ja….?
    Se ku e kam degjuar…
    Megjithate, sic thote nje fjale e urte “Mos e rruani k@rin z. Minister!”

  3. Cfare ke bere per ne te diaspores shoku Majko, cfare te drejte kam une ne Shqiperi apo te paguaj ujin kacafiuuu pa qene atje, ben mire te shkurtosh vendin e punes e mos ti marresh shtetit leket kot.

  4. O majko je bere si dele rude o lali lere ate koke cjapin te merret me kto pune se ti eshmta që munde te beshe eshte te qeshesh e te lepish padronin edhe nje her që u bere vete tu moren mente hajde re pandi hajde

  5. Jam shume dakord me Majkon, logjike e ftohte.
    Te zbatohet dekreti i presidentit qe anullon zgjedhjet dhe pastaj kur te formohet Gjykate Kushtetuese PS to ankimohet dhe ne qofte se ka te drejte, le te behen zgjedjet, keshtu kursejme edhe miliona dollare qe mund te shkojne kot.

    1. Eh keshtu do te ndodhte pa tjeter komonistat po qeverisin 75 vite ne shqiperi perco eshte bere lesh arapi me ligje me prona me kushtetut me reforma me koncesione e populli i varfer paguan paaaaaaguuuuuuuaaaaannnnn dhe tani duhet paguar edhe per tu arestuar

  6. PO KU E KE GJYKATEN MORE HIPOKRIT QE EDHE GJAKUN E TRUPIT NUK E KE GJAKE POR NJE LLOJ LENDE QE SE PERCAKTOJ DOT “HELM”
    PO TI ME LUG BASH DO NA NGOPISH HIPOKRIT I HIPOKRITEVE JE..
    o gjyshi mavi se socialist nuk je me ti nje Lavire ti je nje hic ti je nje hipokrit i rrezikeshme PO KUSH I HA KETA QE THUA TI MOR HIPOKRIT I PA GJAK KUR GJITHE SOCIALISTET DHE NDOSHTA DHE DEMOKRATET E THJESHT TE VARFER TE RRASKAPITUR PRITNIN NGA TI HIPOKRIT TI NAFLET PER GJERA QE NUK EKZIZTOJNE NE SHQIPERIN E DITEVE TE TUA PO MIRE MOR HIPOKRIT PO KU E KE GJYKATEN KUSHTETUESE QE E VENDOSKA AJO PO ME LUG BOSH TI DON TE NA NGOPESH …HIPOKRIT I PAZBULUAR PUPLIKISHT SE UNE TE KAME NJOHUR QE KUR KE KONKURUAR ME NANON UNE ISHA ME PD POR QE ATEHER KAME DASHUR TE FITOJ NANO SE TI ISHE NGELESH DHE DO JESH NJE HIC HIPOKRIT………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *