• |
ide | kryesore

Aktori që ka luajtur me Edith Gonzales nervozon fansat

Arkiva



Dhjetë ditë nga vdekja e yllit meksikan të telenovelave, Edith Gonzalez, bashkëprotagonisti që luajti krah saj në “Salome” u rikthye në rrjetet sociale.

Por, jo për të shprehur dhembjen: ai postoi foton e mëngjesit të tij dhe shkruajti: “Duke u sjellë mirë këtë mëngjes”, duke iu referuar asaj çfarë po hante.

Kjo shpërfillje e tij publike ndaj vdekjes së koleges, i nervozoi fansat sa s’ka. Shumë njerëz u revoltuan në komente, duke vënë në dukje mungesën e ndjeshmërisë së Ecker-it.

“Çift i bukur te “Salome”, po sikur s’të plasi fare”, i shkruan dikush.


Me personazhet e tyre të Fernanda Quiñones dhe Julio Montesino që u dashuruan marrëzisht me njëri- tjetrin, Edith Gonzalez dhe Guy Ecker ishin në vitet ‘2000, ndër personazhet më të dashur dhe për publikun shqiptar.

Gonzalez u nda nga jeta më 13 qershor, si pasojë e kancerit në mitër. Lajm ky që preku edhe shumë fansa shqiptarë të Edith-it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *