• |
ide | kryesore

Çudia/ Kanë vjedhur Ettie! Botërori i femrave mbetet pa maskotë…

Sport



Kishte sjellë fat për ndeshjen hapëse, fituar me dominim 4-0 kundër Koresë së Jugut. Por të premten, për cerekfinalet kundër SHBA, francezet duhet të futen në fushë pa Ettie, pulën. Maskota e Botërorit në Parc de Prince është vjedhur pak ditë më parë. E Fifa ka bërë denoncim.

Rrëmbyesit kanë qenë pesë persona, që kanë vepruar në mbrëmjen mes 20 e 21 qershorit. Sipas rrjetit Lci, grabitësit, që janë filmuar nga telekamerat e sigurisë, fillimisht janë zbavitur brenda stadiumit, duke vrapuar në fushën ku zakonisht luan Neymar e Mbappé, duke u hedhur mbi bar, sikur festonin një gol të shënuar. Pasatj, para se të largoheshin, kanë hyrë në një dhomë duke marrë me vete pulën Ettie.

E njëjta që i kishte sjellë fat vajzave të Diacre që pas dy ditësh duhet të luajnë kundër kampioneve në fuqi amerikane për të shkuar në gjysëmfinale. Fifa e ka denoncuar vjedhjen e autoritetet kanë hapur një hetim, edhe pse nga grabitësit nuk ka asnjë kërkesë për shpërblim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *