• |
ide | kryesore

Rama refuzoi takimin në Presidencë, Meta përgatit lëvizjen e radhës

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pritet që të komunikojë një vendim të rëndësishëm pas orës 13:00, kur përfundon edhe afati kohor i lënë ndaj kryeministrit Edi Rama për zhvillimin e një takimi, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcimin e krizën politike të vendit.

Pas tejkalimit të këtij ultimatumi, mësohet se kreu i shtetit do të zgjedhë midis 3 alternativave të parashtruara në tryezë: dekretit për shpërndarjen e Parlamentit, dekretit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dekretit për një datë të re zgjedhjesh lokale.

Një ditë më parë, Meta kërkoi mbajtjen e një takimi për të diskutuar situatën politike me kreun e qeverisë,  i cili refuzoi ftesën përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Tëitter”. “Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!”- shkruante Rama.

 

 



5 Comments

  1. Meta eshte I emeruar por Jo I zgjedhur.Komplet nje kacak karvanesh,hajdut dhe bandit.Hiqeni kete Hale.

  2. 20 min takim me Bashen. Edhe kafe pihet me avash. Imagjino ca takimi kan bere dhe per cfare kan diskutuar. As per te pyetur si je me shendet nuk del koha. ahhahahaha.

    1. Normale….. ne shqiptaret jemi mesu me pi nji kafe per 2 ore dhe te marrim neper goje gjithe dynjane. Sdq shenje e mire kjo per ata qe hane sufllaqe qyl……

  3. Ilir hajduti e ka ndare mendjen ti shkoje deri ne fund te keqes dhe po perpiqet te perdore te gjitha mjetet qe te ndaloje zgjedhjet,por harron se presidenti eshte thjeshte figurativ,pasi ne jemi republike parlamentare dhe jo presidenciale,keshtuqe çdo perpjekje e ketij kokelopes per destabilizim veçse ia shton vetes akuzat qe do duhet te perballet kur te dali ne gjyq,kete nuk e shpeton as dreqi…

  4. Shperndarjen e Parlam…tit e presin edhe te huajt,pervec shqiptareve!
    Prandaj ku asht obsioni i vetem i mundshem per evitimin e perplasjeve qeveri-popull.
    Meta ka pas probleme me vjedhjet, kjo asht e faktume,me te ndjerin D. Prifti, prandaj ai duhet t’a shlyej gabimin ( gabimet),qofte edhe me burg.Ai i’a ka borxh ktij populli!
    Pas kryerjes te denimit, mund te vazhdoje te politikoje prap.
    E rendesishme asht:
    1. Te shmanget perplasja civile
    2.Te shuhet ku parla….t i te paftyreve,injoranteve,krimineleve,racisteve,
    percarsve,hajduteve,mashtruesve!
    3.Te clirohet vota e lire
    4.Te mbrohet demokracia
    Te tjerat vijne me rralle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *