• |
ide | kryesore

Video/ Në spital me trauma në toraks dhe shpinë: Lorenzo rrëzohet keq në GP të Hollandës në Moto GP

Sport, Video



Jorge Lorenzo është transportuar në spital në Assen për të kryer kontrollin e toraksit dhe shpinës. Piloti i Honda ka qenë viktimë e një rrëzimi të frikshëm në kthesën 7 nëi minutat e fundit të sesionit të parë të provave të lira në GP të Hollandës. Spanjolli megjithatë është ngritur vetë, por ka pasur dhimbje të forta në shpinë, në qafë dhe ka patur vështirësi në frymëmarrje. Vizitat e para kanë përjashtuar pasoja të rënda, por mjekët kanë preferuar ta dërgojnë në spital për kontrolle të mëtejshme, duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen e Lorenzo në sesionin e dytë të provave.

Team manaxheri i Honda, Alberto Puig, ka bërë të ditur se “piloti është koshient, edhe pse goditja në shpinë ka qenë e fortë. E kishte të vështirë të merrte frymë. Natyrisht nuk është i lumtur, por gjëra që ndodhin. E rëndësishme është të shkojë gjithcka mirë”.

https://www.youtube.com/watch?v=uXpvNUNOTJY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *