• |
ide | kryesore

Përplasja në Dibër, infermierja nxjerr blof qeverinë: S’ka policë të plagosur

Lajme, Të fundit



Infermierja e spitalit të Peshkopisë mohon që të ketë policë të plagosur nga përplasjet e djeshme te KZAZ-ja. Policia e Shtetit njoftoi për shtatë efektivë të plagosur nga bombat molotov dhe kapsollat.

Por bluzat e bardha pohojnë të kundërtën. Edhe ata policë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë pasur probleme të shkaktuara nga përdorimi i sprajtit dhe gazit lotsjellës.

“Në spital janë paraqitur nëntë raste. 7 janë policë, një operator dhe një protestues. Kanë pasur komplikacione nga gazi lotsjellës. Nga këto që kanë ardhur në urgjencë asnjë prej tyre nuk ka qenë i plagosur, por veç intoksikim nga gazi lotsjellës”, thotë infermierja e spitalit të Peshkopisë.

 



3 Comments

  1. Sa te paftyre jeni e gjithe Peshkopia e pa qe kishte police dhe demonstrues te lenduar, Ju ma nxirni nje “infermiere” pa fytyre pa emer qe deklaroka qe nuk paska police te plagosur turp te ju vije mashtrues.

  2. Ne fakt edhe ne Vaun e Dejes pati nje polic te plagosur rende. Aq rende ishte sa nuk e mbante autoambulanca dhe filloi te qeshte i ngritur ndenjur ne barrele. Skema tipike te NSDAP te dikurshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *