• |
ide | kryesore

Atentati në Elbasan/ Flet vëllai i madh që u shpëtoi plumbave, nuk kemi…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vëllai që i mbijetoi atentatit orët e para të mëngjesit në Elbasan, 29-vjeçari Sandër Baho nuk ka dhënë shumë detaje për hetuesit.

Na qëlluan me armë, po shkonim për në shtëpi. Nuk kemi konflikte me njeri”, mësohet të ketë thënë 29-vjeçari.

Dy vëllezërit po udhëtonin me makinën e tyre tip Audi kur u sulmuan me armë nga persona të paidentifikuar. Ata u qëlluan me breshëri arme. Të shtënave nuk i mbijetoi dot 24-vjeçari Klevi Baho, i cili mësohet se kohët e fundit ishte kthyer nga Italia ku kishte vuajtur dënim me burg. Kurse vëllai tjetër, Sandër Baho, u plagos në shpatull.

Në vendngjarje policia gjeti të paktën 30 gëzhoja. Burime nga grupi hetimor thonë se mungesa e kamerave të sigurisë në zonë do të vështirësojë hetimin për këtë atentat. Edhe 29-vjeçari që ka mbetur i plagosur është person me precedent penal. Policia nuk ka ende një pistë zyrtare, por dyshohet se shkak i atentatit të ketë qenë larja e hesapeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *