• |
ide | kryesore

OSBE: Për dekretet e Presidentit, e vetmja që vendos është Gjykata Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Ndryshe nga mazhoranca, OSBE është në një mendje me opozitën kur thotë se Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ që mund të vendosë në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.

Një specifikim i tillë gjendet në raportin paraprak për votimet e 30 qershorit të OSBE-ODIHR por nën rreshta e nënkuptoi edhe shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glover, kur tha se certifikimi i zgjedhjeve do të bëtë nga vetë autoritetet shqiptare.

“Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit”, thuhet në raport.

Ndërkohë, një vendim i KQZ me shumicë anëtarë të PS dhe më pas Kolegjit Zgjedhor për të mos çregjistruar Partinë Uniteti Kombëtar nga 30 qershori, u interpretua nga mazhoranca përpara votimeve si rrëzim i dekretit të presidentit Meta.



6 Comments

  1. Po pse nuk e mbushet gjylen e Rames apo ishin ca leke teper. Sa t ia japim te varferve bejme sikur bejme zgjedhje .Ne nuk jemi rilindes por ripjerdhes.
    Apo jo more Majko qe ma ke hundrn si brryl stufe. Frikacak i dhier ne breke. Apo Brace … cti thuash ketij

  2. Nuk e kuptoj pse nuk bëhet asnjë denoncim në prekurori për mos zbatimin e dekretit të presidentit të republikës së shqipërisë

  3. Ajo znj e huaj , me emrin Glower mu duk si e pakenaqur per zgjedhjet qe organzoi Qeveria. Keta te huajt ( nderkombetaret ) po su kenaqen edhe me keto zgjedhje te lira , njerzit shkuan me gezim prane kutive sidomos mesuesit dhe nenpunesit , te qeta pa eksese se komisioneret skishin pse te prishnin qejf sepse te nje ane ishin, nuk ishin te fshehta siç thote Kushtetuta jone , po çkishte aty per te fshehur ! Ne shumicen e Bashkive votohej per nje emer, po edhe atu ku ishin dy si psh Lali Eri me ate vartesin e vet te bindur njelloj ishte , te njejtet
    komisioner siguronin ndershmerine e proçesit. Po arritja me e madhe ishte KQZ me integritetin dhe kualitetin e larte profesional ja doli te zevendesoi edhe Gjykaten Kushtetuese… Keto zgjedhje paten fituesit e vet , por popullit nuk i sherbyen , kot eshte e pakenaqur znj Glower.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *