• |
ide | kryesore

Familjarët e viktimave të Gërdecit sharje Mediut: Vrasës, duhet akuzë për vrasje!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Seanca gjyqësore e kësaj të mërkure për çështjen “Gërdeci” është përfshirë nga tensione të ashpra mes ish-ministrit Fatmir Mediu dhe familjes Durda.

Në momentin që Mediu po lexonte deklaratën, familjarët e familjes Durda, Zamira Durda është nxehur dhe ka thënë “vrasës, e kanë fajin prokurorët që nuk të arrestojnë e nuk ngrenë akuzë për vrasje” .

Gjatë përplasjes avokati i Mediut i kërkoi gjyqtares Irena Gjoka që familjarët e viktimave të masakrës së Gërdecit të nxirreshin jashtë. Nga ana e saj gjyqtarja disa herë ia ka tërhequr vëmendjen familjarëve të indinjuar.

Pala mbrojtëse e ish-ministrit ka kërkuar që të ketë një akt të ri ekspertimi për dëmin ekonomik, pasi i mëparshmi sipas tyre ka qenë i njëanshëm.

Vendimi final i ekspertizës ekonomiko-financiar nuk i është vënë në dispozicion të pandehurit ose mbrojtjes. Ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme, ekspertiza është e papajtueshme me ligjin, audituesit jane në konflikt interesi sepse janë nga KLSH dhe Ministria e Financave, ekspertiza është bërë pa pasur dokumentet përkatëse, pyetjet ndaj ekspertëve kanë qenë juridike, jo ekonomike, kërkojmë një ekspertim të ri ekonomiko-financiar, duke riformuluar pyetjet dhe ekspertë të tjerë’, është shprehur pala mbrojtëse në seancë.

Vetë Mediu ka thënë se kemi të bëjmë me një proces politik, pasi ai po kërkohet të bëhet kokë turku.

‘Akuzohem për Gërdecin, kur kam dhënë dorëheqjen dhe lashë mandatin, dua të përballem me ligjin, jo akuza politike, për Gërdecin po kërkohet një kokë turku. Me këto përplasje, ky nuk është proces gjyqësor, por proces politik. Seancat të jenë të hapura për mediat, ta shohin shqiptarët si bëhen gjyqet në GJKKO. Ekspertët janë të paligjshëm, pse nuk pranoni të bëni eksperiment si ndodhi shpërthimi? Ky është proces i pabazë, ushtarakët e NATO nuk i pranuat, nëse vijoni kështu, unë do publikoj qëndrimet e tyre’, deklaroi Mediu.

Ndërkohë prokurori i çështjes u shpreh se nuk ka asnjë shkak për përjashtimin e ekspertëve.

‘Ekspertët nuk kanë asnjë shkak për përjashtim, në 2009 i pandehuri është njohur me të gjitha aktet, edhe në seancën paraprake, ne mendojmë se kërkesa për aktekspertim të ri të mos pranohet. Nuk ka pasur pretendim për llogaritjet e ekspertëve’, deklaroi prokurori.

Sakaq, pritet që të merret vendimi në lidhje me kërkesën e bërë nga pala mbrojtëse për aktin e ri të ekspertimi për dëmin ekonomik.


3 Comments

  1. ngjarja e gerdecit eshte shume e rende me 23 viktima , ajo ngjarje duhet hetu me eksperta te pa varur dhe kushdo qe te kete pergjegjsi te marre denimin qe meriton ( qe Vendi te paraqitej si i pa sigurte dhe qe nuk meriton FTESEN), kushe ka kene dhe eshte i interesum qe Shqiperi mos te JETE ANTARE E NATOS , kjo loja me fatkeqsin e tjetrit eshte kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *