• |
ide | kryesore

Meta: Grupi i strukturuar që drejton vendin është PPPd

Lajme, Të fundit



Gjatë konferencës së sotme para gazetarëve, Presidenti Meta u shpreh se është një grup i strukturuar që drejton vendin, të cilin ai e quajti PPPb, duke shpjeguar më pas edhe kuptimin.

“PPPd është grupi i strukturuar që do të kapë shteti. P-ja e parë janë politikanët, P-ja e dytë është propaganda e dini ju. P-ja tjetër është policia, por jo në kuptimin e Policisë së Shtetit por rrugët policeske që ndiqen për të bërë shantazh ndaj politikanëve, sipërmarrësve etj, forma këto në kundërshtim me shtetin ligjor. Ndërsa “d”-ja e vogëljanë disa nga diplomatët që kanë braktisur detyrën dhe misionin e tyre dhe që raportojë sipas qefjit të Ramës”,- tha ai.

“Prej kohësh, i kam bërë të qartë Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, që të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP, dhe një ‘d’ e vogël. Është një grup i strukturuar, i kanë gjetur dhe njeriun e duhur, që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj të tërë i kërkoi dhe tregoi rrugën e zgjidhjes”, tha ai më herët.

Ndërsa i pyetur nëse ndjehet President fiktiv, në një kohë që qeveria nuk i njeh më dekretet e tij Meta u përgjigj prerë: “Nuk ndjehem fiktiv se 85% e shqiptarëve e bojkotoi këtë farsën e zgjedhjeve”.

Sa për kryeministrin, Meta shtoi se, “Sot ai duhet të “thellohet”, pasi “reflektimin”, siç shtoi, e kishte deri të shtunën.



8 Comments

  1. Edhe opozita duhet t’i qendroje versionit te saj te PPPD(Pa pushtet; Pa leke; Pa mekate; Deri ne vdekje). Nuk ka rruge te mesme per te luftuar PPPd e rames. Edhe ti po qe burre ik nga presidenca

  2. Kjo konference le te merret si pike referimi
    Te lumte per ca ke fol dhe menyren sesi !
    Nuk te kam votu kurre ,kam votu ps,por po meriton nje bravo per kete konference dhe qendrim !

  3. Nqs ka ndonje na kjo race politikanesh I LIR METES duhet ti cohemi ne kembe pa keta te tjeret jan mostra njeri pis me shum se tjetri ( mos ta mare kish per shaka) E ka treguar kur duhet per trim por dhe kur duhet per mencur jo si letyrat

  4. Lum si ne per presidentin qe kemi!Presidenti ka lajthitur fare dhe ka dale nga misioni i tij per te qene mbi palet duke u rreshtuar hapur ne krahun opozitar te çizmes dhe molotovit,i paska bere dem shume dielli dje ne Gjirin e Lalzit,si fshatar qe eshte ka ndejt gjithe diten ne diell dhe bashke me trupin i qenka djegur efhe truri…

  5. Me ne fund tha ato gjera qe njerezit flasin lart e poshte, dhe qe eshte nje realitet i hidhur ne shqiperi. Nuk ka rendesi ne ju pelqen Meta por ato qe thote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *