• |
ide | kryesore

Victoria publikon kolazh fotosh me David në 20 vjetorin e martesës

Paparazzi, Slider



Victoria dhe David Beckahm janë personazhet më të dashur të ekranit dhe sot festojnë 2 dekada dashuri. Stilistja me famë botërore ka zgjedhur të urojë publikisht bashkëshortin e saj me anë të një kolazhi fotosh me të gjitha momentet më të rëndësishme për ta ndër vite. Që nga koha kur u njohën e deri sot kur janë prindër të tre fëmijëve, David dhe Victoria ja kanë kushtuar jetën njeri-tjetrit dhe janë një histori suksesi mes çifteve të ‘Hollywood’.

“20 vite sot. Të dua pafund”, shkruan Victoria krahas postimit. Edhe njëherë tjetër vëmendja është e gjitha tek familja më e njohur në botë. David dhe Victoria janë njohur që në rininë e hershme dhe kanë kaluar së bashku çdo fazë të vështirë dhe të bukur. Problemet mes tyre shumë rrallë janë bërë publike në media dhe asnjëherë nuk kanë ndikuar në marrëdhënien e konsoliduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *