• |
ide | kryesore

Protesta, mbushen kutitë me vota para Kryeministrisë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Në mënyrë simbolike protestuesit e opozitës kanë vendosur fletët e votimit “Rama Ik” në një kuti votimit të vendosur para Kryeministrisë. Në mënyrë ironike për votimet e 30 qershorit, demokratët kanë vendosur fletët e protestës në kutinë 2 metra të lartë.

Kutia e madhe u mbajt nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë masakat e protagonistëve të dosjeve 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit që dolën në përgjimet e BILD.

Kutia u ndoq nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhet Rama ik.

Demokratet mbushin kutite on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *