• |
ide | kryesore

Itali, shqiptari kapet me kokainë në makinë

Lajme, Të fundit



“Kam gabuar, por e kam bërë nga dashuria. Për njëzet ditë unë martohem. Kisha nevojë për të bërë para për dasmën”,- kështu ka deklaruar para gjyqtarit, në Gjykatën e Perugias një shqiptar.

Shqiptari 29 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur arrestuar në Passignano, për ndalimin e drogës, u përpoq të shpjegonte arsyet që e detyruan atë të bëhej tregtar i kokainës.

I mbrojtur nga avokati Donatella Panzarola, shqiptari u dënua me 1 vit e gjysmë burg.

Ngjarja – 29 vjeçari u arrestua të mërkurën nga policia e Perugias, të cilët arritën tek shqiptari vetëm nëpërmjet gjurmimit të konsumatorëve, që ai u shiste drogën.

Ai u ndalua në luginën e Passignano dhe u gjet me 9 pako kokainë në makinë, ndërsa në bagazhin e saj mbante një klub druri dhe një zinxhir.

Më pas policët vendosën të ushtronin një kontroll në shtëpinë e shqiptarit ku u gjetën një shkallë saktësie dhe substanca për prerjen dhe paketimin e dozave.

Por gjatë aksionit të policisë në telefonin e shqiptarit telefononin klientë që ishin në pritje të marrjes së drogës.

Mediat fqinje bëjnë me dije se droga dhe materialet e paketimit u konfiskuan dhe paratë e sekuestuara iu dorëzuan thesarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *