• |
ide | kryesore

PD: Gjyqtarët të shpallin të pavlefshme mandatet e 30 qershorit

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike u bën thirrje gjyqtarëve të shpallin të pavlefshme mandatet e kryebashkiakëve që kanë dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se “misioni i ODIHR-it i ka vënë 30 Qershorit, de fakto, vulën e paligjshmërisë”. Sipas ODIHR vetëm Gjykata Kushtetuese mund të bëjë vlerësimin e kushtetueshmërisë së Dekretit të Presidentit. Në këto kushte, thotë Bardhi, ekziston mundësia që votimet e 30 qershorit të refuzohen dhe këtë mund ta bëjnë gjykatat në të gjithë Shqipërinë.

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit

Këmbëngulja kriminale e Edi Ramës për të zhvilluar votimet e paligjshme dhe antikushtuese të 30 Qershorit e ka çuar vendin 30 vjet mbrapa, në prag diktature, ku çdo pushtet e ka nën kontrollin një njeri i vetëm.

Sot, askush nuk mund të pohojë se votimet e 30 qershorit ishin demokratike, se ato respektuan Kushtetutën, respektuan të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe u kryen në funksion të interesit publik.

Me pohimin se “Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të bëjë vlerësimin e kushtetueshmërisë së Dekretit të Presidentit”, Misioni i ODIHR-it, i ka vënë 30 Qershorit, de fakto, vulën e paligjshmërisë.

Si një vend me kornizë ligjore kushtetuese demokratike, ekziston akoma mundësia që votimet e 30 qershorit të refuzohen edhe “de juro” si të paligjshme. Këtë mund ta bëjnë gjykatat në të gjithë Shqipërinë.

Të nderuar qytetarë!

Sipas ligjeve të vendit, që një Kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të Dekretit të Presidentit.

Nëse gjyqtarët do të tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve me veting apo me mjete të tjera mafioze, të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kompetencën kushtetuese të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve.

Gjyqtarët, ku kandidatët e votimeve të shfuqizuara me dekretin e Presidentit, do të paraqiten për të marrë mandatin e paligjshëm, kanë dy mënyra për të mbrojtur shtetin e së drejtës nga sundimi mafioz i një personi të vetëm.

1. Të mos japin mandatet, duke vërtetuar pavlefshmërinë e 30 Qershorit.
2.Të pezullojnë gjykimin, për shkak se çështja nuk mund të zgjidhet para se Gjykata Kushtetuese të vendosë për dekretet e Presidentit të Republikës.

Sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur, Dekretet e Presidentit të Republikës janë në fuqi dhe të detyrueshme për zbatim.

Kushdo që pohon të kundërtën, nxit anarkinë, nxit vetëgjyqësinë, nxit anormalitetin.

Këta gjykatës kanë dorë të vendosin nëse shqiptarët do të kenë mundësi të nisin së shpejti bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian apo do të jenë njerëz të izoluar, që jetojnë në një diktaturë të re në shekullin e 21.

Kjo është pengesa e fundit institucionale mes demokracisë dhe diktaturës! Është pengesa e fundit institucionale që Edi Rama të marrë nën kontroll të plotë, me votime të paligjshme, edhe hallkën e fundit të pushtetit në vend, pushtetin lokal.

Ne nuk kemi për ta lejuar kurrë që kjo të ndodhë, por mënyra për ta ndaluar me sa më pak kosto për vendin është që gjyqtarët t’i binden ligjit dhe të bëjnë drejtësi përmes ligjit.



5 Comments

  1. cfare kerkon ti more spurdhjak? se na keni care k,Arin me keto deklarata edhe na zini ne goje 21% votues haroni qe gjysma jane jashte, edhe shumica su ha me per partit politike edhe me keq per ju qe e renuat ate shqiperi duke ja mare te gjitha pronat, ja shkateruat te gjithe industrine duke e shitur per skrap, edhe duke bere lagje si ajo e brazilit qe nderto edhe xhungel, ju jeni raca me e keqe qe ka shqiperia

  2. gazi ti ke ngatarru organizat (se PD de facto nuk eshte me parti). Ti o shok duhet te ishe sekretar te LGBT. tani i fryni kosit se qulli iku.

  3. Gei bardhi po perdor fotot qe lulu shperndau per mediat,pervec geit qe je deklaruar,tani na prezantohesh dhe si nje xhihadist I vertete I pd

  4. Zgjedhjet mor gay Bardhi jane mese te ligjshme dhe brenda afateve kushtetuese,pse nje dite te bukur presidenti e kapi gruaja per koqesh e i tha te shkeli ligjin e te dali ku te dali nuk eshte faji i qeverise dhe as i popullit qe donte te ushtronte te drejten per vote qoftè edhe ne perqindje te vogel,nuk ka rendesi,keshtuqe behuni gati te leshoni zyrat ku ju drejtonit dhe merrni masa per 2021-shin se vjen shpejt e ju gjen prape rrugve….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *