Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot kryesinë e demokratëve dhe ish-grupin parlamentar në selinë blu, ku ka kërkuar angazhim maksimal dhe intensifikim të takimeve me qytetarët në çdo degë.
Në fjalën e tij, Basha tha se situata aktuale politike është komplekse, duke theksuar se 85 përqind e shqiptarëve refuzuan të merrnin pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. “Ramën e ka refuzuar edhe PS-ja. Nuk duhet të jemi euforikë. Duhet të bëjmë takime në çdo degë.”- ka thënë kryedemokrati ndër të tjera.
Kryedemokrati nënvizoi se PD-së tashmë i duhet dhënë një dimension i ri, duke shpalosur një alternativë politike kundrejt energjinë refuzuese ndaj kryeministrit Edi Rama. “Të intensifikojmë takimet me qytetarët, refuzimin e 30 qershorit ta kthejmë në aletrnative për të ardhmen”, citohet të jetë shprehur Basha në mbledhje.
Ti vete o lulu hypi avionit dhe mbathja ne hollande,mziun me shoke lere te punojne tokat
Tall bythen ky,vetem Shkullaku tall loqet me te.