Policia ka sekuestruar katër makina luksoze në qytetin e Lezhës, të cilat rezultojnë në pronësi të shtetasit I.L, i cili është ekstraduar drejt Italisë për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Siç njofton policia, makinat e shtrenjta dyshohen të jenë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.
Gjithashtu operacioni i koduar “Luksi” vijon punën për gjetjen dhe më pas bllokimin e katër makinave të tjera, të cilat iu përkasin familjarëve të të ekstraduarit në Itali.
Njoftimi i policisë:
“Finalizohet operacioni “LUKSI“, për vendosjen e sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete kriminale.Sekuestrohen 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera luksoze Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin zhvilluan Operacionin Policor “LUKSI“, për vendosjen e sekuestro preventive të disa automjeteve të shtetasit I.L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Meqenese u ” pastrua ” tirana u be drite ….. kan kap lezhen. Hahaha. Sa per te qeshur.