• |
ide | kryesore

Sekuestrohen armë e drogë, 9 në pranga e 1 në kërkim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Krujës njfton se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ndëshkimi”, duke arrestuar dhe ndaluar 9 persona, ndërsa njëri u shpall në kërkim policor.

Uniformat blu të Krujës thanë se në këtë operacion janë sekuestruar armë dhe drogë.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Finalizohet operacioni policor “Ndëshkimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkoitke.

Operacioni nga DVP Durrës, Policia e Krujës, SHÇBA-ja, me mbështetjen e Forcave të Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë. Arrestohen dhe ndalohen 9 persona, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Ekzekutohen edhe 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”

Sekuestrohen 3 armë zjarri, 5 armë gjahu dhe municion luftarak.

Asgjësohen fidanë kanabis të kultivuar, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe pas një hetimi 2 mujor me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe SHÇBA – ja, e mbështetur nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndëshkimi”.

Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” për shtetasit:

  1. B., 50 vjeç, banues ne fshatin Mafsheq, Krujë.
  2. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

  1. K., 28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.
  2. K., 46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin.
  3. I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.
  4. P., 52 vjeç, banues në Krujë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K. , 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë, kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, të dy për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

U be ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” për tre shtetas Y. K., Xh. B dhe A. B., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllezuar të fshatit Shqezë të rrethit Krujë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave të këtyre shtetasve dhe ambienteve përreth tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri “pushkë”, 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare. Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *