• |
ide | kryesore

Shpërthimi në ish-Bllok, reagon policia: U plagosën 4 persona

Lajme, Të fundit



Policia ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi këtë mesditë në zonën e Bllokut, në Tiranë, në rrugën “Vaso Pasha”. Policia sqaron se shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur në një dyqan eventesh, prej ku kanë mbetur të plagosur katër persona.

Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

  1. Ju paska dale boja ketyre bluzave te Policice (qe ne duam)! S’po marrim vesh, qenka bere ngjyre mavi me duket!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *