• |
ide | kryesore

Vettingu/ Konfirmohet prokurorja Elida Kaçkini, shkakohet gjyqtari Mustafaj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Vettingut ka konfirmuar në detyrë prokuroren Elisa Kaçkinin.

Prokurorja e Tiranës Kaçkini është kandidate për në SPAK. Ajo rezultoi pa probleme në tri kriteret e Komisionit të Vettingut.

Trupa e KPK-së që ka kryer rivlerësimin e Kaçkinit përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Kaçkini e ka filluar karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Tiranës. Bashkëshorti i saj Bezart Kaçkini është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

Ndërkaq, KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafaj. Mustafaj është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës ndërsa prej më shumë se një viti ishte në pritje për t’u bërë gjyqtar Kushtetuese.

Gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua. Pas vendimit të KPK-së ai u shpreh se vendimin do ta ankimojë në instancat më të larta.



3 Comments

  1. Keta jane shenjte po te krahasohen me demonin e zi te korrupsionit xhezair zaganjorin. Pse po ja krifni bishtin kaq gjate, mos valle kerkoni qe te kaloje vettingun me breke neper kembe? Atehere cfare mbetet nga kjo farse idiote?

  2. Demoni I Zi, eahte Edi Rama.

    Nuk pranon veting ekonomik, per vehte dhe per Rilindasit e tij te Parlamentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *