• |
ide | kryesore

Zgjedhjet vendore, Audrey Glover i nis letër Ardi Veliut (LETRA)

Lajme



Shefja e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover, i ka adresuar një letër drejtorit të Policisë, Ardi Veliut.

Në këtë letër, Glover i shpreh mirënjohjen Veliut për bashkëpunimin gjatë misionit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Letra, e publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, përkon me përfundimin e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR.

 

Një ditë pas zhvillimit të procesit të votimit, Glover doli në një konferencë për mediat për të prezantuar gjetjet paraprake të raportit të monitorimit. Gjatë prezantimit, Glover vuri theksin tek pamundësia reale e votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, në kushtet ku forcat politike të opozitës refuzuan të marrin pjesë dhe në një pjesë të konsiderueshme nga 61 bashki të vendit, gara përfaqësohej nga një kandidat i vetëm.

Ambasadorja shtoi se zgjedhësit kanë dëshmuar se kanë qenë nën tension nga të dyja palët politike, pasi zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis tejet të polarizuar. Glover vërente se duhet të kishte një sistem funksional gjykatash që të shqyrtonte ankesat e zgjedhësve.

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *