• |
ide | kryesore

Sherri me armë në Laprakë, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Lajme, Të fundit



Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, ku një person pas përshkallëzimit të një konfliti të çastit, ka hapur zjarr.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin me inicialet A. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, që rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Konflikti u zhvillua me shtetasve M.J. dhe A.S., mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron”. Nga e shtëna me armë zjarri pistoletë, nuk ka patur të lënduar.

Policia njofton se nga tërësia e veprimeve, u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *