• |
ide | kryesore

I ra fatorinoja nga autobusi, arrestohet shoferi i dehur

Lajme, Të fundit



Shoferi i një autobusi të transportit urban është vënë në pranga në qytetin e Durrësit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Arrestimi i 52-vjeçarit S.K. erdhi pasi ndërsa po drejtonte autobusin e Unazës së Durrësit ka lënë derën e mjetit hapur dhe për pasojë është rrëzuar prej saj faturinoja 50-vjeçare S.T. e cila u dërgua në spital pasi mbeti e lënduar.

Drejtuesi i mjetit S.K. u shoqërua në komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi se kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *