• |
ide | kryesore

Intervista që duhet të lexoni për të kuptuar si do funksionojë Prokuroria Speciale

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, në intervistë për Deutsche Welle paraqet argumentat pse me SPAK-un në Shqipëri do të fillojë ҫmontimi i korrupsionit dhe lidhjeve me krimin në nivel të lartë.

DW: Z. Ibrahimi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, (KLP), mbylli(17.07) procesin e përzgjedhjes së Prokurorëve të Strukturës së Posaҫme Anti – Korrupsion, (SPAK). Sa prokurorë kaluan në sitën e KLP dhe mbi ҫfarë kriteresh u vlerësuan të përzgjedhurit? 

Genti Ibrahimi: Procesi nisi në fillim të janarit të këtij viti, kur u hap gara për prokurorët e SPAK. Kemi pasur 28 kandidatë nga të cilët KLP përzgjodhi 15. Ata u vlerësuan në bazë të 2 kritereve: aftësive profesionale dhe karakterit të fortë / vendosmërisë profesionale. Vlerësimi u bazua në dokumentacionin e ofruar prej vetë kandidatëve. Në mënyrë figurative e kemi quajtur këtë garë „ një konkurs bukurie” : të gjithë kandidatët konkurruan, ata paraqitën produktet e punës së tyre, dokumentat e ҫështjeve penale që i konsideronin më të sukseshmet dhe që tregonin vendosmërinë e tyre për t’u ballafaquar me ҫështje të vështira. Ne zgjodhëm më të mirët në bazë të rezultateve të punës që do të emërohen nga KLP, kur të kalojnë vettingun.

A do të kenë 15 kandidatët përparësi në rradhën për të kaluar në vetting?

Vettingu ka nisur sipas një rendi të paracaktuar në ligj. Të parët vettingut i nënshtrohen gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Kryetarët e Gjykatave dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, të Prokurorive të Apelit, drejtuesit e Prokurorive në rrethe dhe gjyqtarë të Gjykatave të Apelit. 15 kandidatët për prokurorë në SPAK jo domosdoshmërisht i përkasin kategorive të mësipërme. Ka nga ata që ende nuk kanë filluar vettingun, të tjerë i kanë kaluar të gjitha fazat e vettingut apo janë në një fazë më të hershme. Tani që dihet lista e kandidatëve ata do të kenë prioritet që t’i emërojmë sa më parë.

Kur mund të fillojë funksionimin SPAK?
Nga shtatori apo fillimi i tetorit. Për secilin nga 15 kandidatët e SPAK, KLP do të marë një vendim për ta emëruar sapo të kalojë vettingun. Kur kjo të ndodhë për 7 apo 8 syresh do të shpallim krijimin e SPAK dhe fillimin e funksionimit të tij.

Sa Prokurorë duhet të ketë SPAK-u?
Kjo nuk ëshrë kopetencë e KLP. Numri i tyre do të jetë në varësi të ngarkesës së punës por sipas Kushtetutës, SPAK nuk mund të ketë më pak se 10 prokurorë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 22 prokurorë. SPAK do të ketë një Kryeprokuror, që do të zgjidhet nga rradhët e 15 kandidatëve, i cili do të ketë edhe përgjegjësi administrative /organizative përpos atyre hetimore. Brenda SPAK-ut do të ketë disa seksione si p.sh. ai për krimin e organizuar, korrupsionin, hetimin e pasurisë etj.

Z. Ibrahimi, ҫfarë ”kartash” ka në dorë SPAK që të përligjë pritshmëritë e mëdha që njerëzit dhe elitat intelektuale kanë ndaj tij, si institucioni kyҫ i drejtësisë së re që do të fillojë ҫmontimin e pandëshkueshmërisë për ish-politikanë apo politikanë aktualë të përfolur për korrupsion, pasurim të paligjshëm, lidhje me krimin, të paprekur deri më sot nga drejtësia?
Shqipërisë nuk i kanë munguar institucione hetimore për korrupsionin. Por SPAK ka tri “karta” të reja dhe të rëndësishme në dorë.

Së pari: pavarësinë e prokurorëve. Para reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese një prokuror i lartë kishte të drejtë të ndryshonte gjithҁka në punën e një prokurori në pozicion më të ulët. P.sh. nëse një prokuror i një niveli më të ulët vendoste fillimin e një ҫështjeje penale eprori i tij mund të vendoste mosfillimin e saj ose anasjelltas. Sot kjo varësi është ҫmontuar jo vetëm për SPAK por për ҫdo prokuror. Prokurorët e SPAK kanë një mandat 9 vjeҫar, janë të pashkarkueshëm, ndryshe nga prokurorët e tjerë që shërbejnë me një afat të përcaktuar dhe mund të lëvizin nga KLP nga një zyrë në tjetrën. Nëse një prokuror i SPAK ka kryer shkelje disiplinore për ta shkarkuar duhen 2/3 e 11 anëtarëve të KLP, gjë që vështirë të arrihet në kushte normale.

Së dyti: SPAK ka kontroll të plotë mbi policinë gjyqësore, që do të jetë e përbërë nga oficerët e policisë gjyqësore / hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) që do të rekrutohen nga prokurorët e SPAK. Ndryshe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, SPAK nuk do të ketë nevojë për Policinë e Shtetit për hetimin e korrupsionit dhe lidhjeve me krimin. Deri tani rastet e korrupsionit të funksionarëve të lartë janë hetuar nga Policia e Shtetit, për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Policia e Shtetit varet nga Ekzekutivi, nga Ministria e Brendshme dhe nuk është ҫudi që pushteti ekzekutiv të sabotojë hetimin nga prokuroria, pasi e ka nën kontroll policinë gjyqësore.

Kjo do të ndryshojë në mënyrë drastike në rastin e SPAK, që do të ketë policinë e vet gjyqësore. Hetimet do të kryhen në një sekret më të madh se deri tani kur hetimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin bëhen nga struktura të ndryshme dhe mundësia për rrjedhje të informacionit është më e madhe. Me SPAK hetimi do të zhvillohet brenda një zyre të vetme, nga një grup njerëzish që janë në lidhje profesionale dhe hierarkike me njëri- tjetrin.

Së treti: Mbi Prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të SPAK rëndon detyrimi i aksesit në privatësinë e tyre. Ata janë gjithë kohës të monitoruar. Sa herë që flasin në telefon e dinë që dikush i regjistron, llogaritë e tyre bankare janë të aksesueshme.

A synon aksesi në privatësinë e prokurorëve dhe hetuesve të zbulojë raste potenciale korrupsioni brenda vetë SPAK-ut?
Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda. Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propoziar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro.

Me këto 3 “karta” të forta në duar a do të fillojë SPAK hetimin e ҫështjeve të nxehta lidhur me korrupsionin dhe lidhjet me krimin në nivel të lartë?
SPAK do të trashëgojë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 90 % të portofolit të kësaj prokurorie, p.sh. do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Besimi i publikut tek SPAK do të sjellë kallzime të reja penale. Vetë prokurorët e SPAK, shpresoj të gjejnë guximin të aktivizojnë ҫështje të fjetura. Portofoli i SPAK do të jetë më i pasur nga ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila do të shkrihet kur SPAK të fillojë punën dhe prokurorët e saj do të emërohen nga KLP në zyrat e prokurorive të rretheve. Dëshiroj të theksoj që hapja e ҫështjeve të fjetura penale nuk ka kufizim kohor kur ato nuk janë parashtruar. Për vepra penale të korrupsionit afati ligjor i hapjes së tyre është shumë i gjatë, shkon me dekada.

Z. Ibrahimi, kur parashikohet ngritja e BKH? A mund të fillojë punën SPAK pa hetuesit ose ndryshe oficerët e policisë gjyqësore të BKH?
Kryeprokurori i SPAK do të rekrutojë drejtuesin e BKH dhe të dy bashkë do rekrutojnë oficerët e policisë gjyqësore, pra hetuesit e BKH. Pas përzgjedhjes ata do të trainohen nga ekspertë amerikanë të FBI, gjë që do të marrë disa muaj. Por SPAK do të fillojë punën duke përdorur oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, derisa të ngrihet BKH. /DW

9 Comments

  1. A NUK E KUPTOVA ME DUKET SE THA QE DO HETOJ DOSJEN 184 APO E KUPTOVA GABIM LLALLA ESHTE LARGUAR IBRAHIM DHE PRET PUNA E ATIJ DEMOKRACIA IBRAHIM BAZE KA VOTEN E LIRE DEMOKRATIKE DHE E NDERSHME NGA KETU VAZHDON PASTAJ HETIMI PER LLALEN PER RRUGEN BALLADREN MILOT UNAZEN E RE HASHASHI I VITEVE 2016-2017-2018-2019 E ME RADHE PER ATA QE DUAN ME COPTUAR KOSOVEN SHQIPERIN ,PER ATA QE DO PAGUAJME 170 MILJON ERO BEKETIT PER SALIUN,RAME,BASHE, FATOSIN ILIRIN,MONIKE, SPITALET PA PAGES?LEGALIZIMET FALAS? VILEN NE SURREL,PALLATI NE VLORE SHTETIN ,E KORRUPTUAR IBRAHIM NISE NGA E MBARA, POR QOFSHA I GABUAR SIPAS INTERVISTES DHE SA KAME PARE GJATE KESAJ KOHE ME DUKET SE E KE NISUR SHUME SHUME KEQ,UNE NE FAKTE ME TE VERTET JAME POPULL I THJESHTE DHE JAME I FUNDIT QE VJEN E MIRA DHE E KEQJA TEK UNE POR SINQERISHT ME VIMSET KOMBI SHQIPTAR NDOSHTA GABIM POR ME DHIMSET ME TE VERTET SHUME SINQERISHT POPULLI DHE KOMBI SHQIPTAR.
    1-UNE E DI QE PER KOHEN E SOTME NUK ESHTE PROBLEM TE GJENI KUSHE E SHKRUAN DHE POSTON KETE KOMENT POR NUK MUND TE RRI PA KOMENTUAR NGA DREJTESIA NISIN TE GJITHA DHE ME SA LEXHOVA DHE KUPTOVA PO E NISNI GABIM ME DASHJE.
    2-ME SA KUPTOVA KA SHENJEN E BARAZIMIT SI THIRRJA E HARADINAJT NE HAGE.
    3-NGA I NJETI KLAN NGA I NJETI PROJEKT NGA ATA QE DUAN TE COPTOJN KOSOVEN…..

  2. Bo bo shikoni cfare mumje, sperma e Soros do luftoje korrupsionin. Tha ne nje interviste se “ jam krenar qe jam pjese e Sotos” rrace e keqe, si eshte bere si kufome🚽🤮🚽🤮🍆🖕🏿

  3. Bo bo shikoni cfare mumje, sperma e Soros do luftoje korrupsionin. Tha ne nje interviste se “ jam krenar qe jam pjese e Sotos” rrace e keqe, si eshte bere si kufome🚽🤮🚽🤮🍆🖕🏿🛑🍌

  4. Bo bo shikoni cfare mumje, sperma e Soros do luftoje korrupsionin. Tha ne nje interviste se “ jam krenar qe jam pjese e Sotos” rrace e keqe, si eshte bere si kufome🚽🤮🚽🤮🍆🖕🏿🛑🍌.

  5. Duke qene kunati i kodhelit rilindases se mbrojtjes nuk kemi cte lexojme e te peshtirosemi. Dihet cfare perfaqsojne. Po nje gje eshte e sigurte te gjithe i paguajne te gjitha
    ….nje dite…..

  6. “Vete prokuroret e SPAK shpresoj te gjejne guximin te aktivizojne dosjet e fjetura……” kjo eshte interviste apo lajthitje???? Shpresoj te gjejne guximin????? Nese do jene prokurore me deshire ose “po ja mbajti bytha” me mire mos e krijoni fare se do degjeneroni buxhetin e shtetit dhe taksat e shqiptareve pa ndeshkuar te keqen qe ka mbytur e po mbyt kete vend. Uroj qe te nisin punen edhe me Ilir Beqajn per koncensionet ne shendetesi, spiropalin per shkaterrimin e sistemit te kontrollit doganor, gjiknurin per aferat e fundit qe jane te fresketa. Dhe meqe do kene guxim dhe mbikqyrje ti bejne nje ftese te gjithe ish-politikaneve dhe atyre aktuale, ish deputeteve dhe ketyre aktuale, ish guvernatorit dhe ketij aktualit dhe thuajse te gjithe ish zyrtareve dhe ketyre aktuale te deklarojne perfundimisht pasurite dhe llogarite bankare brenda dhe jashte vendit…….

  7. A nuk do të ishte më mirë që “SPAK-u” ta fillonte punën e hetimit “pas vdekjes” edhe për prokurorët e diktaturës enveriste e mandej për Llallën e Pallën ?
    Nese kjo KLP e Ibrahimit do të përzgjedhë si prokurorë të SPAK-ut , shumicë të këtyre 10 personave me origjinë komuniste, a nuk do të ishte “më mirë” që ata të hetonin se kush qenë ata që përmbysën sistemin diktatorial komunist ?
    A do të hapin prokurorët e SPAK hetimin për komandantin e grupit të zjarrit të gardës, si i “dyshuar” për vrasjen e katër demostruesve “me duar në xhepa” në 21 janar të 2011-s, e që aktualisht Rama e ka përzgjedhur si kryetar bashkie të Matit ?
    A do të hapë SPAK hetimin për Ramën që u zotua se do ta nxirte të pafajshëm biznesmenin e tij të preferuar Delijorgjin, për tragjedinë e Gërdecit , dhe e realizoi këtë zotim ?
    A do të rihapë SPAK hetimin për shkarkimin e ministrit të mbrendshëm Fatmir Xhafa mbrenda një nate, pasi kishte deklaruar se do të arrestonte 40 grupe kriminale ?
    A do të hapë hetimin SPAK se kush e pengoi Llallën që të hetonte politikanë të rangut të lartë, ashtu siç kishte deklaruar publikisht ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu