• |
ide | kryesore

Lubonja: Duhet një lëvizje e re nën moton ”Shteti jemi ne”

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 u shpreh se si opozita ashtu edhe qytetarët, p[or edhe artistët kanë një kauzë për tu bërë të gjithë bashkë.

Ai tha se ditën që do të nisë shembja e Teatrit Kombëtar, opozita duhet ta bëjë simbol këtë ditë, të bëjë rezistencë bashkë me qytetarët.

“Aktorët janë gati të ruajnë godinën e Teatrit Kombëtar, por opozita nuk duhet ta shikojë çështjen e teatrit thjesht si teatër…se do vijë një ditë për shembjen e Teatrit dhe opozita duhet ta bëjmë simbol këtë ditë, simbol rezistence. Të dalin njerëzit, të bëjnë barrikadë, të bëhet aty një betejë për komunitetin, për fëmijët tanë. T’ju dilet përpara banditëve me të cilët Rama pastron paratë”,- tha Lubonja.

Sipas analistit, opozita duhet të zgjedhë një moto gjithëpërfshirëse që sa më shumë qytetarë të gjejnë veten e t’i ndjekin në rrugën që ata kanë ndjekur.

“Duhet një projekt i një Shqipërie tjetër që ta asimilojnë njerëzit, atëherë s’ka burrë nëne që e shemb Teatrin se shkon gjithë Tirana atje. Më vjen në mendje një slogan : ”Shteti jemi ne”, pra e kam fjalën për ne qytetarët. Ky mund të ishte një slogan që njerëzit të bëhen pjesë”,- tha analisti.



10 Comments

  1. Teatri dhe unaza jane bastionet e fundit te rezistences ne kete moment. Rama po kerkon t’i marre, sepse ndjehet i forte edhe per shkak te dobesise se imponuar te opozites dhe apatise qytetare. Ndersa mbeshtetesit e tij eksitohen kur shtypen e nenshtrohen te dobetit. Derrmimi i fakirave eshte edhe operacion imazhi nder te tjera. Keshtu jane nje pjese e shqiptareve. Behen me kollaj bushtra te fushes dhe begos, sesa te mbeshtesin te ngjashmit e tyre.
    Opozita duhet te dali nga zinxhiret sepse dhe amerikaneve ia beri sherbimin. Boll me

  2. O lubonja sec mgatarrohesh ndonje her sa te dali levizja re sa te zihen se kush do behet kryetari rama do vdesi kryminister eshte e thjeshte tu erdhe basha digjet rama poberi numra basha vjen velia po i mori koka er velis vjen oert bylikbashi keshtu behet pastrimi i figurave politike dhe mos tamendoje njeri se duhet te rri 4vjet prandaj duhet me embeshtetur bashen

  3. Duke lënë mënjanë qeveritë diktatoriale një partiake, ku asnjë qytetar nuk e ka pasur shansin të dalë hapur me mendimin kundër atij sistemi, edhe në sistemet demokratike pluraliste nuk mund të gjesh asnjë parti apo qeverisje të përsosur.
    E dëgjoj shpesh Lubonjën por edhe persona të tjerë publikë si ai, që të bëjnë thirrje për “lëvizje të reja politike” por përsëri me lejtmotivin e luftës kundër sistemit kapitalist, pra një opsion i të majtës ekstreme.
    Është e provuar tashmë historrikisht, se ndonëse sistemi i shtetit ligjor kapitalist me konkurencën e lirë ekonomike e të vlerave morale e kulturore, krijoi shtete të fuqishme perëndimore me një nivel jetesë dhjetra herë më të lartë se sistemet socialiste një partiake, ka patur e ka probleme me korrupsionin e kriminalitetin.
    Por kjo nuk duhet të na shtyjë që ngaqë jemi ndeshur aty këtu me ndonjë gjellë jo fortë të shijëshme të sistemit kapitalist, ti kthehemi shëllirës së sistemit socialist.
    Është e vërtetë që qeverisja e Ramës, ndonëse paraqitet me flamurin e socializmit, nuk ka asgjë të përbashkëz me ideollogjinë socialiste por ka krijuar një kapitalizëm të egër korruptiv e deri kriminal.

    Por nuk ka sepse duke u nisur nga modeli anarshist kapitalist tërësisht i korruptuar i Ramës, të përgjithësojmë sistemin kapitalist demokratik si e keqja më e madhe. Nuk ka sepse çdo parti politike që ka si kauzë ndërtimin e një sistemi kapitalist të modelit demokratik perëndimor meqë e cilësojmë si “bandit” kapitalizmin korruptiv të Ramës, ti quajmë edhe partitë e djathta shqiptare njëlloj edhe këta si “kapitalistë banditë”.

    Padyshim se kauza e çdo qeverie demokratike duhet tl jetë ngritja e nivelit ekonomik, kulturor e moral të shoqërisë. Por historia e njerëzimit e ka treguar se jo të gjithë njerëzit janë biollogjikisht të pajisur me aftësi të njëllojta fizike e mendore. Kurrë nuk mund të krahasosh produktivitetin shoqëror të një gjeniu, me ate të një njeriu me të meta mendore, e po ashtu është e marrëzishme që të pretendosh që gjeniu që me aktivitetin e tij prodhon miliona , të paguhet njëlloj me një “budalla” që nuk është në gjendje të prodhojë edhe ushqimin e tij të përditshëm.
    Kjo vlen edhe për liderët.
    Nuk mund të krahasosh produktin udhëheqës të një lideri psikopat e me formim të cunguar intelektual, me një lider me mëndje të shëndoshë e formim të mirë intelektual.
    Tek liderët veçanërisht, duhen ndarë gabimet me fajet.
    Lideri që gabon ndonjëherë, edhe mund të korrigjohet por lideri që bën faje të dënueshme ligjërisht, nuk ka më arsye që ta mbash apo rizgjedhësh për lider

  4. Po kujt i plas trapi me dit se cfare thote Lubonja.
    Nji cope mishi i paafte, qe i mba inat Rames se e hoqi nga keshilli i RTSH.

    1. Zoti i ka dhënë njeriut trutë për të gjykuar e jo “trapin”.
      Pamvarësisht nga gjykimet disi subjektiviste të majta, Lubonja ngelet si një nga publiçistët më të shquar shqiptarë e një nga penat më të forta të dënimit të korrupsionit e krimit.
      Janë “trapër” nga mendja ata që kujtojnë se duke e sulmuar Lubonjën edhe me fjalor rrugaçërie e vepra terroriste, mund ti afrohen atij për nga vlerat intelektuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *