• |
ide | kryesore

Asambleja e PS, Edi Rama ‘përjashton’ Ditmir Bushatin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ndryshoi tre drejtues në qarqet e Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës.

“Procesi zgjedhor nis me organizatat. Më pas me kryetarët e forumet, kongresin, asamblenë deri atëherë secili ka një detyrë e do të vlerësohet nga vetë procesi. Por dua që që sot të propozoj disa ndryshime në udhëheqjen e qarqeve. duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në Shkodër, qarkun e drejton Valdrin Pjetri. Qarkun e Tiranës që të ketë më shumë rezultat propozoj ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Duke qënë se për arsye të disa ndryshimeve që do i shpjegoj në sekretariat, Lindita Nikollës do i jap një detyrë tjetër, qarkun do ta drejtojë Sandër Lleshaj”,- tha Rama.

Lëvizja e Bushatit ngjan të jetë edhe një lloj ‘hakmarrje’ e Edi Ramës për shkak të qëndrimeve që ish-ministri i Jashtëm ka mbajtur lidhur me cështjen e korrigjimit të kufijve të Kosovës apo edhe për krizën politike në vend.

Rama ka shkarkuar kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti dhe ia ka ngarkuar funksionin e saj, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit. Po keshtu edhe Qarku i Lezhës nuk do të drejtohet më nga Lindita Nikolla, ndërkohë që këtë funksion Rama ia ka ngarkuar Sandër Lleshajt.



5 Comments

  1. Sander lleshi, jo leshaj ; eshte njesoj si ta quash Haxhi lleshin haxhi lleshaj! ….E di o miq se nuk eshte se e keni ngarterruar ju llagapin ketj moalokut fusharak, por e ka bere per solidarutet me kryedoçin qe eshte nga jugu! Deri ketu shkon dinjiteti i miqeve te kadaerse bashke, me te tijn dinjitet te shkrimtorit te modh pa kunorë!!!

  2. Urojme te mos jete si rasti blushi. Shpresojme. Per te miren e vet. Jo tonen. Ne nuk presim tashme asgje prej tyre. Kemi pritur gjate. Nuk ja ka vlejt.

  3. O rame egjete njeriun qe tsabotoi nga mbrenda prandaj spo uleje taksat dhe rrogat dhe pensjonet nuk po i ngreje se nuk te lente bushati se bente rruge me 15miljon ero km o te qifte cuni sbriut ishalla megjithse keto kohet e fundit je plak shum taba koka si pal fiku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *