• |
ide | kryesore

Artistët ngujohen te Teatri, godinës i ndërpritet energjia

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa artistë e qytetarë janë ngujuar në ambjetet e Teatrit Kombëtar, për të kundërshtuar shembjen e godinës, është ndërprerë energjia elektrike.

Sic duken nga pamjet, artistët kanë ndezur dritat e celularëve ndërsa salla është në terr. Ata apelojnë qytetarët të mblidhen para teatrit për të kundërshtuar shembjen e godinës.

Pas përplasjeve të para herët në mëngjes me policinë për lirimin e ambienteve të Teatrit Kombëtarë protestuesit pasi u bënë edhe më shumë në numër, tentuan forcërisht të hyjnë në brendësi të godinës për të parë se çfarë po ndodhte.

Protestuesve ju bashkua edhe kreu i PD-se Lulzim Basha i cili akuzoi qeverinë se shkatërrimi i tetarit ka qëllim grabiten e parave ndërsa akuzoi arkitektin si të dënuar në Itali. Por kur duket se deklaratë përfunduan qytetarët mundën të hynin nga dera dhe dritaret e pasme të godinës duke mundësuar hapjen e derës kryesore që ruhej nga policët dhe hyrjen më pas të kreut të PD dhe mbështetësve të tij në brendësi të Teatrit ku dhe vijojnë të janë të ngujuar.



4 Comments

    1. Or Edi Rama….
      Ne hell do t’ju shkoj!!!??? Ashtu thua!?Eahh!!??
      Vetem kjo te ka mbete.??‍♂️???
      I mjeri ti ku je katandisur!!!

      POPULL A DUHET T’JU PERDHOSIN MA !!!!????

  1. Po rikthehet koha e ambasadave edhe atëherë pushteti monist ndërpreu ujin dhe energjinë ne ambasada ne mënyrë që njerëzit të dilnin jashtë sot po detyrojnë njerëzit me nderprerjen e ujit dhe energjisë në teatër të dekurajohen dhe të dalin nga godina.Populli duhet ta mbështesë kauzën e artistëve një numër masiv i njerëzve në mbrojtje të teatrit do ta detyronte qeverinë të tërhiqej.

  2. Populli shqiptar nuk ka kulturen e solidaritetit.
    Vetem kur i afrohet e keqja tek vetja atehere kujtohet te beje rezistence.Me nji fjale si Nastradini nje personazh mesjetar qe sdonte te dinte se ra zjarri ne katund persa kohe ishte larg bythes se vet
    Keta artistet si njerez te kultures dhe liberalizmit si nuk u solidarizuan njehere me grupe te caktuara te shoqerise shqiptare kur u jane shkelur te drejtat nga qeverite fashiste te shkerdhatokracise. Shume halle kane pasur njerzit ketu, shume padrejtesi i jane bere nga pushtetaret arrogante e arbitrare por askush nuk eshte solidarizuar me ta, as artistet.
    Megjithate Teatri eshte i te gjithve ndaj duhet mbrojtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *