• |
ide | kryesore

Dosja e Toyota Yaris, Basha nesër në Prokurori

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është thirrur për tu paraqitur në prokurori ditën e nesërme në orën 09:00, për të dëshmuar në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.

Dje Prokuroria e Krimeve të Rënda, nëpërmjet një njoftimi shpërndarë për mediat konfirmoi ardhjen e katër prokurorëve belgë, të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.

Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve.

1-Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro?

2-Cilat ishin informacionet ekzakte?

3-Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

RTV Ora mësoi se vetë kreu demokrat Lulzim Basha ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge, për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo – politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Hetimet për “ToyotaYaris” ku u sollën nga Belgjika 3.4 milion euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat “Toyota Yaris”. Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.



2 Comments

  1. Ore sufllaqexhinj, nga na është “zhdukur” Taulant Palla se se kam parë këto 2 ditët e fundit as në Asamble.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *