• |
ide | kryesore

Banorët e Astirit përplasen ashpër me policinë te gjykata e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorë e Astirit u përplasën me policinë sot në dyert e Gjykatës së Tiranës.

Ndërhyrja e forcave të shumta policore ka zmbrapsur turmën. Po ashtu raportohet nga banorët se tre prej protestuesve u arrestuan nga policia.

Këta banorë kanë mbërritur përpara gjykatës, në mbështetje të dy personave të arrestuar dy ditë më parë, që janë babë e bir. Banorët pretendojnë se kanë pasur provokim nga disa civilë. Një banor tha se gjendja ka qenë e rëndë dhe është provokuar nga civilë. Banorët pretendojnë se do të qëndrojnë të fortë dhe se nuk do të tërhiqen kollaj. Policia ishte këtu në prezencë të madhe, ndërsa tashmë ka më pak prezencë policie” – sqaroi gazetarja Klodiana Lala



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *