• |
ide | kryesore

Devoll/ Mbështetësit e PD mësyjnë në bashki: Nuk lirohen zyrat (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ashtu sikur u paralajmërua, ditën e sotme pritet të konstituohet këshilli bashkiak i Devollit, në mbledhjen e të cilit do të bëjë betimin procedurial kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, i shpallur fitues nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ndërkohë, mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike kanë depërtuar në ambientet ë Bashkisë, në shenjë kundërshtimi ndaj marrjes së detyrës nga Duro. Ky reagim i përkrahësve të opozitës është në koherencë me deklaratën e djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili u shpreh se zyrat e Bashkive të djathta nuk do të lirohen.

Në të njëjtën linjë argumenti, kreu aktual i bashkisë, Bledion Nallbati, u shpreh se ata nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit dhe se nuk do të lejojnë uzurpimin e njësisë vendore. Nallbati shtoi se 30 qershori nuk mund të njihet, pasi u anulua nga dekreti i presidentit të Republikës, Ilir Meta.

 

 



3 Comments

  1. Eee te mjeret ju qe tall lesht Basha me ju,ua futi sa krahu duke ju premtuar qe Rama do bjeri dhe ju bindi te mos hyni ne zgjedhje,ndersa tani ju çon mish per top se e di mire edhe Basha edhe ju qe kryetaret e rinj do fillojne punen,zgjohuni nga endrra o te mjere,nuk keni me asnje lloj pushteti,jeni nje hiç me ne krye nje DonKishot…

  2. Ca po tallet opozita me keta. Keshilli bashkiak u konstitua. Nje leter ne degen e thesarit dhe te drejten per firme dhe vule e merr bashkiaku i ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *