• |
ide | kryesore

Kryeministri i ri britanik stërnip shqiptari? Çfarë thotë studiuesi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është stërnipi i Ali Kemal, i cili ishte shqiptar. Ryan Gingeras është profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme.

Në librin e tij “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” ai thotë se udhëheqësi i organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’, Ali Kemal ishte me origjinë shqiptare.

Ai thekson se lidhja e tij me shqiptarët e Perandorisë Osmane ishte më se e fortë dhe se Ali Kemal paralajmëroi Ismail Qemalin që të arratisej nga Turqia për shkak të rrezikut nga ekstremistët e Selanikut dhe arrestimit që po i përgatitej.

Ali Kemal, sipas të dhënave në “Wikipedia”, kishte ikur në Angli më 1909, ku kishte krijuar edhe familje. Stërnipi i tij sot është Boris Johnson, politikani i zgjedhur këto ditë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Gjithashtu Ali Kemal është edhe paraardhës i diplomatit turk, Selim Kuneralp, politikanëve anglezë, Stanley Johnson, Jo Johnson, gazetarit Rachel Johnson dhe sipërmarrësit, Leo Johnson./RTK



6 Comments

  1. tani po e kuptoj se pse ka dal kaq trap, i shemtuar , provokator dhe finok ky Xhonsoni . Do ket lidhje me stergjyshin e Berishes

  2. Ça jane keto karlliqe qe thoni,ky me origjine eshte Turk,madje gazetaret bene reportazh ne fshatin e prejardhjes se tij ne Turqi,edhe vete ky kur u pyet nga gazetaret e pranoi qe eshte me origjine Turke,po ne Shqiptaret si gjithmone mburremi me koqet e te tjereve,kur ne fakt duam sduam jembi komb pa taban dhe mundohemi te pervetesojme historine e te tjereve dhe ta paraqesim si te tonen pa asnje baze dhe pa asnje fakt,madje edhe qe jemi pasardhes te Ilireve nuk ka asnje fakt dhe asnje dokument historik qe ta vertetoje!!!!

    1. ‘Ne shqiptaret….’
      Po cereku i Turqise eshte me origjine shqiptare o trap, po kush do ta mesonte ty Rama apo shoku Enver?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *