• |
ide | kryesore

Shpërndanin heroinë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

Arkiva, Lajme
Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Itali, Amerika, Itali



Policia e Padovës ka arrestuar dy shqiptarë në Selvazzano, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit heroinë.

Karabinierët arritën të sekuestrojnë 2.6 kg heroinë, 207 gram kokainë dhe 520 euro të ndara në kartëmonedha të vogla. Forcat policore italiane kanë arrestuar të rinjtë shqiptarë, në momentin që ata po këmbenin drogën, shkruajnë mediat italiane.

Dy shqiptarët, njëri i dyshuar në rolin e tregtarit dhe tjetri në rolin e blerësit u prangosën, në momentin që po këmbenin drogën. Të dy u arrestuan dhe do të përgjigjen ligjërisht për trafik të lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *