• |
ide | kryesore

Shpërthen tritoli në derën e lokalit te “Komuna e Parisit”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në rrugën “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

Nga të dhënat e para të policisë bëhet me dije se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Komuna e Parisit”, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *