• |
ide | kryesore

Maks Velo rrëfen ndarjen me Edi Ramën: Nuk dëgjon asnjë, vetëm të përdor

Lajme, Të fundit



Arkitekti Maks Velo ka folur për herë të parë për arsyet e largimit si këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për Ora News ai thotë se kryeministri nuk dëgjon më asnjë këshilltar. Velo thotë se vendosi të largohej nga Rama sepse kishte parë që ai e përdorte, ndërsa thekson se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.

“Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet.

Rasti i Teatrit është gjëja me katastrofike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është “Qemal Stafa” që është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike sepse e zhduku Rama.

Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. U mbush me dyqane. Po pse i bëjnë? Vjedhin ajrin. Ne jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin”, – është shprehur Maks Velo.
Ai foli edhe për Teatrin Kombëtar duke u shprehur se katastrofa në Shqipëri erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore.

“E gjithë kjo katastrofë tek ne erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore. Vërtet në Francë, Parisi, Tuluzi, një fshat kanë autonomi vendore, që do të thotë secili vendos vetë.

Pra një kryebashkiak vendos vetë, por tek ne nuk është e njëjta gjë. Këtu janë të tërë hajdutë. Në Voskopojë nuk e ka bërë turku, që të bësh dy godina dhe të marrësh para nga Banka Botërore për të harxhuar, për të vjedhur”, – u shpreh Velo i cili ka qenë për shumë kohë këshilltar i kryeministrit Edi Rama.



6 Comments

  1. Maskarain, Diktatorin por dhe Saliun nga froni e zbret vetem druri, By Namik Hoti

    Edi Rama meriton nje dru shembullor, po ja dha Iliri pasi te kete ik nga presidenti mund te bej vaki, nga paterica Basha nuk pres gje.

    Hajt pra i rafte ndonje termet kokes e kullave perpara se t’ja hedhi Iliri termetin e tij 🙂

  2. Po e pranoi dhe e deshmoi edhe ky, adhuruesi i fundit artist i Rames, eshte per t’u shqetesuar.
    Ne kete pike, nje prej dy kaheve do te perfundoje shume keq – e tashmja e shqiptareve OSE Edi Rama

  3. E kam thene dhe e perseris, me hajdute mund te besh vetem ishullin e pirateve. Problemi eshte se ne vjedhim njeri tjetrin, por kur mos te kemi cfar te vjedhim? Atehere do hame njeri tjetrin. Geni i likaneve nuk humbet. Nje gjindje qe nuk ben pendese per krimet e komunizmit eshte i mbaruar.

  4. EDHE KURVA KUR KALON TE 30 ZEVENDESOHET .
    NA RRUAJTE KARIN GJITHE KOHES DHE TANI NA THUA U PERDORE.
    PERSERVATIV BURE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *