• |
ide | kryesore

Tensionet në Devoll, Basha reagon ashpër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka reaguar për tensionet në Bashkinë e Devollit prej orëve të para të mëngjesit, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka shkuar në zyrë i rrethuar nga policia dhe Forcat Speciale.

Basha shkruan në “Facebook” se pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale kundër vullnetit të popullit. Sipas tij, ky regjim kriminal e plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij.

“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”, shkruan Basha.



5 Comments

  1. Shko or Bashe bej shurren andej se ligji qe ju keni bere thote qe edhe 0.001% te votojne zgjedhjet jane te ligjshme,keshtuqe pranoje qe bere vetvrasje politike me mospjesmarrjen ne zgjedhje dhe mblidh mendjen per 2021-shin se vjen shpejt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *