• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut teston prapë raketa, 3 herë brenda 1 jave

Arkiva, Planet
raketa.jpg



Për të tretën herë brenda 1 jave, Koreja e Veriut lëshoi dy raketa me rreze të shkurtër. Kështu deklaruan zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë së Jugut. Mësohet se raketat u lëshuan në Detin Lindor.

Ndërkohë, zyrtarët në Seul pohuan se janë në gjendje gatishmërie dhe se “po e monitorojnë situatën në rast të gjuajtjeve të tjera”. 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë përpjekje të rinisë negociatat për çarmatosje me Korenë e Veriut. Kujtojmë se më 31 korrik, Koreja e Veriut testoi dy raketa që fluturuan rreth 250 kilometra, në një lartësi maksimale prej 30 kilometrash. Phenjani testoi një raketë edhe më 25 korrik.



2 Comments

  1. per kimin e vogel kam nje mesazh ,ti them duaje veten ,dhe veten e don nese I don te gjith si veten ne mendime fjale dhe veprime,ndryre ,pinjoll I vogel ,veten po e urren Lufton ,dhe shkatrron po aq sa po perpiqesh kunder tjereve ,por qe ne fakt ,shpirti nderqegja ,humbjen dhe shkatrrimin tend nuk ta pranon ju lutem medito pak ,dhe nxirr mesim ,qe te vlersosh ralitetin ndash problemet dhe orientosh dobit perderi sa ato ,mbajn gjall ekzistencen tende ne kete bote repekt

  2. qortim gabimi rreshti dyt nga lart poshte perpara fjales ,pinjoll ,eshte ndryre ,plotson kuptimin e shprehjes fjala ndryshe ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *