• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i ri socialist i Përrenjasit betohet jashtë bashkisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot në mëngjes, në ambientet e gjimnazit të Përrenjasit u konstituua këshilli i ri bashkiak dhe u betua Kryetari Nuri Belba i dalë nga votimet e 30 qershorit.

Belba, ish-deputet i PS në legjislaturën në vazhdim, përfaqësues i PS sipas procedurës bëri betimin për të qeverisur në 4 vitet e ardhshme këtë bashki të drejtuar gjatë katër viteve të fundit nga Miranda Rira e LSI.

Ndërsa Flutura Haka u rizgjodh kryetare e këshillit bashkiak të Përrenjasit duke marrë 18 vota e të pranishmëve.

Në rrethanat politike të krijuara pas 30 Qershorit ku pushtetin nuk e kishte PS në Bashkinë e Përrenjasit, Konstituimi u krye jashtë ambienteve të bashkisë.

LSI e cila drejtoi gjatë katër viteve të shkuara këtë bashki ka deklaruar se nuk e njeh 30 qershorin dhe se Miranda Rira do vazhdojë të qëndrojë në detyrë derisa sipas koalicionit opozitar të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme në 13 tetor, sikurse thotë dekreti i Presidentit Meta.

Këtë të enjte janë zhvilluar dhe konstituimet e këshillave bashkiakë në Librazhd, Belsh, e Cërrik ku përkatësisht, Kastriot Gurra, Arif Tafani dhe Andis Salka u betuan për një mandat të dytë radhazi. Gjatë ditës së sotme konstituohen edhe këshillat bashkiakë të Elbasanit dhe Gramshit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *