• |
ide | kryesore

“50 mijë euro ose të vramë me gjithë familje”, kush janë “gjobitësit” e biznesmenit (EMRAT)

Lajme, Të fundit



Zbulohen emrat e tre vëllezërve të prangosur, pasi i kërkuan shumën e konsiderueshme prej 50 mijë eurosh një biznesmeni, të cilin e kërcënuan me jetë, në vetë të parë dhe për familjarët e tij.

Zyrtarisht, Policia nuk ka bërë të ditur identitetet e personave të arrestuar, por burime jozyrtare kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Xhekson, Aleks dhe Eugert Titinin.

Tre vëllezërit pritet që gjatë ditës së sotme të dalin për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatën për Krime të Rënda.“Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë eurosh një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve”, shkruhej në njoftimin e Policisë.

Materialet proceduriale i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *