• |
ide | kryesore

Gwyneth Paltrow bashkon ish-burrin me Dakota Johnson

Paparazzi, Slider



Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin janë ndarë vite më parë, por duket se ish-bashkëshortja e tij vazhdon të ketë impakt në jetën e tij private.

Chris dhe Dakota Johnson u kthyen në kryefjalën e mediave pasi u panë sërish bashkë këtë javë, pas ndarjes së dy muajve më parë. Sipas burimeve për “Elle”, ishte aktorja Gweneth dhe ish-bashkëshortja e Chris ajo që e ka shtyrë këtë të fundit të ribashkohet me Dakotan.
Dyshja e ka mbajtur shumë private lidhjen e tyre, madje as për thashethemet e ndarjes nuk ka pasur asnjë reagim publik. Sipas “E!News” këtë herë Chris dhe Dakota kanë ndërmend të kalojnë shumë kohë bashkë gjatë stinës së verës. Nga ana tjetër, Dakota dhe Gwyneth kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën, pasi kjo e fundit është munduar ta bëjë aktoren të ndihet sa më shumë pjesë të familjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *