• |
ide | kryesore

Tirana Bank – Le të bëhemi “SMART“ në projektimin e të ardhmes tonë!

Arkiva, Stil

Një e ardhme më e mirë është ne dorën tënde!

Kursimi i sotëm është një investim i nesërm. Nëse doni që parave tuaja t’i jepni më tepër vlerë në vend që t’i lini në shtëpi apo t’i shpenzoni, pa ju sjellë asgjë mbrapsht ka ardhur koha që të reflektoni për një ndryshim të strategjisë tuaj, në mënyrë që ajo të jetë tejet më dobiprurëse.

Nëse keni planifikuar kursime afatgjata, tashmë mund të përfitoni nga produkti i “Depozitës Afatgjatë” i Tirana Bank. Ky produkt, me mundësi përfitimi të interesave deri në 5 përqind, siguron një investim të sigurt në kohë, duke i dhënë kështu vlerë parave tona.

Kjo depozite ofrohet në monedhën LEK/EUR/USD, me karakteristikat si më poshtë:

  • Afati: 3, 4 dhe 5 vjet.
  • Shuma fillestare e investimit: LEK 100,000/EUR 1,000/USD 1,000.
  • Interesi i përfituar: Interesi i përfituar kalon çdo vit në llogarinë rrjedhëse të klientit.
  • Lejohet: Thyerje e Depozitës me Afat para datës së maturimit, sipas kërkesës së klientit. Klienti përfiton interesin e viteve të kaluara.
  • Nuk lejohet: -Rinovimi i Depozitës me Afat

-Shtim (pjesor/total) i Depozitës me Afat para datës së maturimit.

Ky produkt ofrohet për të gjithë klientët, të cilët duan që në të ardhmen e tyre të kenë një kthim të lartë të investimit në kohë, duke krijuar kështu një marrëdhënie të qëndrueshme mes tyre dhe bankës.

Si një produkt promocional që lançohet në periudhën e verës, depozita afatgjatë fton gjithashtu edhe emigrantët që kthehen në Atdhe të investojnë te ardhurat në vendin e tyre.

Këtë verë nuk rriten vetëm temperaturat, por edhe të ardhurat tuaja! Le t’i japim ngjyra verës duke menduar pozitivisht për 5 vitet e ardhshme; vetëm me Tirana Bank! (Artikull Promocional)

1 Comment

  1. Mos u genjeni nga ofertat – 1,000 euro pas 5 vjetesh do ju behen 880 euro se ju mbajne 2 euro/muaj per llogarine rrjedhese. Diferencen s’e mbulojne dot as interesat “e larta”. Te pakten jini transparente dhe informoni. Nese e keni si politike banke mos mashtroni ata me nga 1,000 euro se i kane kursime nga buka e gojes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu