• |
ide | kryesore

Të hënën konstituohet këshilli bashkiak i Shkodrës. Çfarë vendimi do të marrë për Ademin

Arkiva, Lajme, Të fundit

Të hënën prefekti i Shkodrës do të konstituojë këshillin e ri bashkiak të Shkodrës të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Burime nga Partia Socialiste thanë dje se në mbledhjen e parë, këshilltarët do të marrin mandatin e tyre pas zgjedhjeve dhe pritet që në këtë mbledhje, e cila do të zhvillohet në ambientet e bashkisë, ata të kenë dhe vendimmarrjen e tyre të parë.

Këshilli pritet të konstatojë përfundimin  e mandatit të ish-kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, dhe të zgjedhin një nënkryetar që do të drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e pjesshme aty. Por, pas shkresës me firmën e prefektit për mbledhjen e së hënës, reagoi menjëherë dega e PD-së së Shkodrës.

PD e Shkodrës i bën thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, “të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë  socialiste”.

Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës. Çdo përpjekje për të injoruar me arrogancë  mesazhin e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Shkodër,  përmes thirrjeve të paligjshme për mbledhjen e institucion- eve moniste të demaskuara tanimë botërisht, i konsiderojmë  një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30  vite pas përmbysjes së regjimit të etërve. I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, të ruajë  strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste“, thuhet në deklaratën e selisë blu të Shkodrës.

Thirrja  e tyre shkon dhe për Kryeministrin Rama. “E njëjta thirrje i  adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të  paaprovuar! Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë! Ju duhet t’i kërkoni falje dhe të tërhiqeni nga Shkodra në pritje të garës së  ndershme dhe jo të vijoni aksionin uzurpues ndaj saj! Qytetarëve të Shkodrës i bëjmë thirrje që ditën e hënë të bashkohen  me anëtarët e Këshillit Legjitim Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëria sh- kodrane ka promovuar në histori”, thuhet në deklaratën e  degës së Partisë Demokratike të Shkodrës.

4 Comments

    1. Shkodra nuk bllokohet o morr i kuq.Ajo ka qene4 dhe do jete gjithmone e lire.Shpirti nuk ndryhet.Shkodra e ka ajer ne frymarrje identitetin saj shekullor.Ai nuk ka humbur dhe nuk humbet kurre. Shiko o horr sa shoke ke ne Shkoder 6% edhe ato jo shkodrane por te ardhur nga malet e zones pare operative si oficere police sigurims osr hajdute drogaxhi si Valbuna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu