• |
ide | kryesore

LIVE/ Konstituohet këshilli Bashkiak në Shkodër, tensionohet protesta jashtë Biblotekës

Lajme, Të fundit



Këshilli i ri bashkiak i Shkodrës, është konstituuar pavarësisht qendresës së mbështetësve të Partisë Demokratike, të kryebashkiakes ende në detyrë, Voltana Ademi dhe të një grupi ish-deputetësh të djathtë.

Mbledhja e zhvilluar në ambientet e Biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” është drejtuar nga prefekti i Shkodrës, Çesk Millja. Ndërkaq, në mbledhje u vu re mungesa e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ndërsa, si përfaqësues nga Partia Socialiste në Shkodër, ishte i pranishëm deputeti Tom Doshi.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Biblotekës,  protesta e organizuar nga PD-ja është përshkallëzuar në përplasje mes tubuesve dhe forcave policore.

Nga ana tjetër, vijojnë procedurat për konstituimin e këshillit.

 

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/445493272705331/



1 Comment

  1. doshi ne shkoder ,vagabond-injorant, hajdut-katundare kjo eshte oferte e rames per shkodren ,e habitshme qe vetem kete model afron rama .kur mbeturinat e komunizmit bashkohen me llumin eshte shume keq .
    nje keshill bashkiak qe bene mbledhjen e pare i rujatur me polici eshte turpi i qytetit , a kane ndonji fije ftyre ate te quajtur antare te rrine aty , turp , turp i madh qe pranojne me kene antare i atij keshilli e me u vu ne urdherat e doshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *