• |
ide | kryesore

Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare. Kaluan nga Vermoshi

Lajme, Të fundit



Dy turiste të huaja, njëra gjermane dhe tjetra polake janë zhdukur në Alpe. Njoftimin e ka bërë të ditur Drejtori për Parqet Kombëtare në Mal të Zi, Admir Lalic, ndërsa është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Lalic bën apel që kush ka informacion të njoftojë autoritetet.

Sipas të dhënave, dy turistet hynë në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre më 13 gusht. Makina e tyre u gjet në një parking në komunën e Plavës.

“Më 14 gusht ato kanë qenë në kontakt me familjet e tyre dhe që prej asaj kohe janë zhdukur”, ka shkruar Lalic në Facebook. Ai kërkon ndihmë që ky informacion të shpërndahet me shpresën që dy vajzat të jenë diku mes malave ndërmjet Kosovës, Shqipërisë apo Malit të Zi. “Ju lutemi kontaktoni autoritetet lokale të policisë nëse dini ndonjë gjë rreth tyre”, shkruan ai.



3 Comments

  1. Egersia e njerzve ne alpet shqiptare i tejkalon kufijte e imagjinates se vajzes gjermane.
    Shpresoj te gjinden shendoshe e mire vajzat !

  2. A mihal kokedhima, trego cfare u bere ketyre vajzave
    o me fal qenka ne malokistan jo ne himare kjo historia prandaj rri urte turma e karzetareve te ripjelljes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *