• |
ide | kryesore

Po rregullonte internetin, plagoset i riu në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në kryeqytet teksa ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Demokracia”, në Paskuqan.

Shtetasi V. N rreth 30 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar rrjetin e internetit në një shtyllë tensioni, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegje.

Të riut i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *