• |
ide | kryesore

Vuçiç pranon dështimin e planit për shkëmbimet territoriale me Kosovën

Lajme, Planet, Të fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur për “Zërin e Amerikës” se SHBA-të kanë arritur rezultatin e dëshiruar në lidhje me Kosovën që prej vitit 2008, me shpalljen e pavarësisë pas tutelimit shumëvjeçartë vendit, raporton “Tanjug”.

Atëkohë, pas mëvetësimit, qeveria serbe lëshoi ​​vetëm një deklaratë. Kur u pyet për rezultatin përfundimtar të dialogut Beograd-Prishtinë, Vuçiç kujtoi propozimin për demarkacionin, të parë me skepticizëm dhe të refuzuar nga komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria dhe disa politikanë serbë, që sipas tij janë në grup “të gatshëm të mbështesin interesat shqiptare, jo ato serbe”.

“BE, posaçërisht Gjermania, është kundër demarkacionit, ndërsa SHBA-të janë të hapura dhe nuk janë të interesuara se në çfarë konsiston marrëveshja. Këto fuqi janë të pakënaqura me idenë e këmbimit të territoreve, sepse e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që presin për arritjen e njohjes së ndërsjelltë”, theksoi kreu i shtetit Serb për “Zërin eAmerikës” duke shtuar se  raporti i Serbisë me SHBA-të është më i vështirë krahasuar me vendet e tjera, për shkak të qendrimeve të ndryshme lidhur me mundësitë për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe rikthimin e dialogut mes vendeve.

Vuçiç shprehu mospëlqim për të folur mbi rezultatin përfundimtar të bisedimeve, sepse “serbët do të dëshironin t’i linin negociatat”.

Ai gjithashtu deklaroi se në harkun e 6-7 vjetët e fundit, është mbrujtur një forcë të re në Serbi “të cilën disa po përpiqen ta shpjegojnë si prani të disa interesave në Serbi për Kosovën”.

 

1 Comment

  1. kushdo qe eshte I vendosur ne padrejtesi ta din mire se nuk ka fuqi ta ngrejne me ,mbi siperfaqen e tokes per te ruajtur pushtetin sepse padrejtesia u krijua si sprove ,per njerzit ,tecilen zoti mallerishem ja ka ndaluar vetes,,na ka ndaluar dhe neve si gjini njerzore,e kushdo qe e provon do shohin karakteristikat e saje ne zhvillimin e vet antivleren ,e cila me fakte kohe te afatizuar do bindin sejcilin se padrejtesia eshte dem per te jo dobi dhe cmim qe pacmangeshem qe paguhet si borxhi qe merret,uroj ta kuptojne dhe largohen shpejt prej saje sa nuk kan ngelur peng ,si koncesion shpagimi te borxhit si kosto cmimi te saje,padrejtesia fillon nga krenaria e fuqis dhe perfundon I turperuar nga faktet e se drejtes,e drejta nuk humb sa me shum te luftohet aq me shum forcohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu