• |
ide | kryesore

Vuçiç: Idetë e mia dështuan, nuk ka ndryshim kufijsh

Arkiva, Të fundit

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

Media ‘Espreso.rs’ shkruan se pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiç tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

8 Comments

  1. THUAJE COP IDEJA E RAMES E JOTJA DHE THACIT DESHTOJ KJO LOJE KA QENE E RAMES AI ISHTE “LIDERI GLOBAL I PAQES DHE 0 PROBLEM ME FQINJET SNA PRISHTE PUN GJITHMON PER RAMEN SE PSE E MERRJE EDHE DERI NE SHKUMBIN KJO KA QENE IDEJA E RAMES JO E JOTJA “

    1. Nuk e thote merkeli qe eshte plani rames se del keq pastaj. Me keq nga cfare hiqet ne televizor. Pastaj ckeni me skenderbeun mo. Ai eshte gjergj kastrioti ine, pa ku merrni besh ju.

  2. Mos ja kini besen. As ketyre as atyre qe ka takuar pertej oqeanit. Jane mjeshtra te pabesise. Ceshtje kohe. Sa shpejt i zini bese dhe sa shpejt haroni. Cudi e madhe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu